fbpx

MPJ-ja shqyrton deklaratën e Poposkit për gardhin

-

Ministria e Punëve të Jashtme akoma nuk ka informacione për atë se ministri Nikolla Poposki në intervistën për javoren hungareze “Figjelo” në të vërtet ka thënë se Maqedonia mendon të ngrejë gardh mbrojtës, të ngjashëm me atë të Hungarisë, për të mbrojtur kufijtë e saj nga refugjatët.

– Akoma jemi në verifikim të deklaratës – na thanë nga MPJ-ja, ku njëherazi konfirmuan se ministri ka dhënë intervistë për “Figjelo”

Poposki në intervistë thotë se Maqedonia ndoshta do i duhet të ‘ndërtojë një lloj mbrojtje fizike edhe pse kjo nuk konsiderohet si zgjidhje afatgjate’.

– “Por, nëse e mendojmë seriozisht atë që Evropa kërkon nga ne, atëherë ne jemi të detyruar të ndërtojmë një gardh kufitar. Ose ushtarë ose kombinimi i të dyjave- ka thënë Poposki.

Nga MPJ-ja tani për tani nuk kanë informacion se plani për ngritjen e gardhit është shqyrtuar ose jo në seancë qeveritare, ose ndoshta është vetëm propozim i ministrit.

.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.