fbpx

Micotakis: Samaras mendonte se mund të bëhej Leka i Madh

-

Ish kryeministri grek Konstantinos Micotakis, me tone të ashpra sulmoi njeriun e parë të qeverisë greke dhe mbrojtësin e tij të mëhershëm, Andonis Samaras, për moszgjidhjen e emrit para dy dekadash. Në një intervistë të destinuar për librin “Shthurja e Jugosllavisë dhe fantazia geke” të gazetarit të “Katimerinit”, Stavros Ximas, Micotakis zbulon detajet rreth problemeve me të cilat është ballafaquar në vitet 90 të shekullit të kaluar, në përpjekjet që ta mbyllë kontestin për emrin përmes propozimit për emër të përbërë, transmetoi korrespondenti i agjencisë së lajmeve”Meta” nga Athina. Micotakis në intervistë, gjithashtu, pohon se Millosheviqi me të vërtetë i ka propozuar që ta ndajnë Maqedoninë.

Ish kryeministri vërteton se ka qenë i gatshëm ta përmbyllë problemin përmes zgjidhjes për emër të përbërë, megjithatë zgjidhjen e suksesshme e kontestit e kanë penguar ambicjet joreale të Samarasit dhe kryetarit të atëhershëm Konstantinos Karamanlis, i cili në vend se të ofrojë përkrahje për zgjidhje të matur, ia ktheu shpinën Micotakisit. Detaje të shkurtëra nga libri i cili do të publikohet gjatë muajit sot publikoi gazeta amë e Simasit “Katimerini”.

Në intervistë, Micotakis akuzoi Samarasin se ka bërë kaos të plotë gjatë bisedimeve rreth gjetjes së zgjidhjes për kontestin me emrin.

“Nuk është ai fajtor, unë jam fajtor që dërgova njeri pa përvojë, ai lëshoi pe nën trysninë e papërballueshme. Gjithsesi do të ikte, unë nuk diskutova rreth shkuarjes së tij. I thashë: “Në atë çast ke mundur të fitosh atë çka do, të thuash unë shkoj, por dua t’më zgjidhni problemin me Shkupin”. Gjermanët atëherë do të zgjidhnin problemin në këmbim të çështjes së Kroacisë. Samaras kishte ambicie joreale, mendonte se ka shans të fortë të bëhet Aleksandri i Madh dhe për atë e bëri gjithë këtë lëshim”, thotë me ton të ashpër Micotakis, duke zbuluar detaje për mbrojtësin e tij të atëhershëm dhe ministër i punëve të jashtme.

Aspak më i matur nuk është as në komentet për kryetarin Karamanlis. Sipas Micotakisit, edhe kryetari i atëhershëm kishte pjesë të madhe të fajit që kontesti për emrin ende nuk është zgjidhut. Nga deklaratat vërehet dëshpërim sepse nga ai nuk e mori përkrahjen e duhur që të mundet një emër kompromisi të kalojë dhe të votohet në Kuvend, që t’i ikej gjithë kësaj drame prej dy dekadash.

Micotakis për Ximas zbulon se Karamanlisi plotësisht e ka përkrahur idenë për emër të përbërë dhe ka qenë i pajtimit për këso qëndrimi. Bile edhe ka kërkuar që të gjendet mënyra që të qetësohen tensionet nacionaliste. “Kur ngjanë protestat e mëdha, Karamanlis më lajmërohej i dëshpëruar dhe thoshte: -Shiko ç’mund të bësh që t’i pengosh tubimet, të zvogëlohen protestat”, thotë Micotakis. Megjithatë, në çastin vendimtar, kur duhej seriozisht të pritej dhe të sillej vendim, kryetari grek është tërhequr, duke e lënë Micotakisin në diell.

Ish kryeministri pohon se kryeministri i atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq, ka kryer presion ndaj qeverisë maqedonase dhe është përpjekur të ndihmojë që të mbyllet kontesti. Micotakis vërteton se Millosheviqi me të vërtetë i ka propozuar që ta ndajnë Maqedoninë. “ Në takimin tonë të parë, Millosheviqi më propozoi që ta ndajmë shtetin. Ne të marrim gjysmën e shtetit, ata pjesën tjetër. Unë i thash të përmbahet, sepse punë të atilla nuk është e mundur që të ngjajnë. I thash: -Pash se shpëtuam nga Sllavomaqedonasit, shkuan me vullnetin e vet, t’i kthej pas unë në Greqi, a jeni Ju normal?”, shpjegon Micotakis në bisedën e tij me ish kryeministrin serb.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.