fbpx

Protesta kundër ndërtimit të xhamive në Kriva Pallankë përfundoi qetë

-

Banorët e Kriva Pallankës sot më ora 13.30 në urën “Solarski” mbajtën protestë kundër “ndërtimit të xhamive në Kriva Pallankë”.

Organizatorët thonë se protesta kaloi e qete dhe pa incidente dhe me pjesëmarrje të madhe të protestuesve.

– Protesta kaloi shumë mirë, qetë dhe pa incidente. Morën pjesë rreth 3.000 persona, që për një qytet siç është Kriva Pallanka me 14.000 banorë do të thotë se ka qenë shumë protestues. Porosia që ne dhamë  në protestë ishte se banorët e Kriva Pallankës janë kundër ndërtimit të xhamisë në qytet, por donin ta bënim me dije se ata që duan ta ndërtojnë xhaminë nuk kanë dokumente të ligjshme për të ndërtuar një objekt të tillë, dhe shpesh ndodh të vijnë vetura me tabela të regjistrimit nga Gostivari dhe Tetova- thotë njëri nga organizatorët.

Hapi i radhës që do të ndërmarrin organizatorët është dhënia e porosisë autoriteteve të Komunës dhe inspektoratit, sepse ndërtuesit e xhamisë nuk kanë dokumentacionin e nevojshëm për ndërtimin e këtij objekti.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.