fbpx

Përfundoi qetë edhe protesta e sotme kundër brutalitetit policor në Shkup

-

Qetë dhe pa dhunë përfunduan protestat e sotme kundër brutalitetit policor në Shkup. Protestuesit ngadalë filluan të tërhiqen prej para Kuvendit të RM-së ku përfunduan pas rutës së sotme nga Qeveria, nëpërmjet Prokurorisë Ppublike.

Protesta filloi para Qeverisë së Maqedonisë, por për shkak të bllokadave policore nëpër rrugët, protestuesit nuk mundnin të arrijnë deri atje.

Protestuesit iu bënë thirrje policëve që t’i lëshojnë jelekët mbrojtës dhe armët si dhe t’u bashkëngjitën në luftën për lirinë e shtetit. Pasi nuk ia dolën të arrijnë deri tek godina e Qeverisë, u nisën drejt Prokurorisë publike ku, sipas njoftimeve, duhej të ngrihet kallëzim penal kundër policisë për shkeljen e të drejtës për lëvizje të lirë.

Sigurimi i policisë bllokoi kalimin deri tek Prokuroria ndërsa qytetarët ishin të ndaluar tek Muzeu arkeologjik i Maqedonisë, qetë u nisën drejt Kuvendit.

Protesta të ngjashme sot u mbajtën në Prilep dhe Strumicë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.