fbpx

Tubime të qeta në 23 qytete për mbështetjen e forcave të sigurisë

-

 

plakat na zgrada 2
Вакви соопштенија осамнаа денеска на влезовите во зградите во скопската општина Аеродром

Tubime të qeta për mbështetje të policisë maqedonase janë paralajmëruar për sot në orën 19, në 23 qytete të Maqedonisë, me të cilat qytetarët duan t’i falënderojnë për heroizmin dhe profesionalizmin e policisë në mbrojtjen e shtetit.

Nga ana tjetër, Lëvizja civile “Protestoj” organizon protesta çdo ditë, prej orës 18, para Qeverisë dhe kërkon qetësi, drejtësi, demokratizim të institucioneve dhe dorëheqje e përgjegjësi nga qeveria aktuale.

“Prej orës 19, në sheshet e 23 qyteteve të vendit, të gjithë qytetarët të tregojnë falënderim për atë që na mbrojnë dhe na ruajnë, na sigurojnë siguri. Është koha që çdo qytetar të shpreh nderin e tij ndaj heronjve të kësaj kohe dhe shtetit tonë të përbashkët, policisë. Tubimet do të jenë të qeta, paqedashëse, kështu që prej këtu them se nuk ka nevojë të ketë forca shtesë të policisë, por përkundrazi falënderim ndaj tyre për angazhimin e tyre”, thuhet në profilin e Facebook-ut “Mbështetje për forcat maqedonase të sigurisë”.

Tubime janë paralajmëruar në Shkup, Veles, Kavadar, Negotinë, Gjevgjeli, Valandovë, Strumicë, Berovë, Pehçevë, Delçevë, Koçani, Makedonska Kamenic, Vinicë, Shtip, Probishtip, Sveti Nikol, Kratovë, Kriva Palankë, Kërçovë, Ohër, Manastir, Prilep dhe Resnjë.

Sot në komunën e Aerodromit në dyert e godinës janë ngjitur lista informative në të cilat thirren qytetarët para parkingut para “Makedonija Tabak” në bulevardin e 3-të të brigadës maqedonase në orën 18 e 30 minuta.

Në Prilep shoqata “Mbrojtësit e Prilepit” bën thirrje për marsh të qetë nëpër rrugët e Prilepit, i cili do të filloj prej para përmendores “Prilepski braniteli” (Hotel “Lipa”) prej ku do të shprehin mbështetjen për forcat e sigurisë të RM-së.

“Iu bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve të OJQ-ve, taksistëve, sportistëve, profesorëve, bujqve, pensionistëve, studentëve, nxënësve të shkollave të mesme, eprorëve rezervë, punonjës kulturorë dhe shëndetësorë dhe të gjithë atyre me qëllim të mirë që të përfshihen në marshin protestuan. Nesër, prej orës 19 t’i ndalojmë të gjithë obligimet dhe të ecim 500 m për ata që 24 orë e mbrojnë Maqedoninë tonë”, thuhet në njoftim.

Lëvizja civile “Protestoj”, për qetësi, drejtësi, demokratizim të institucioneve dhe dorëheqje dhe përgjegjësi nga qeveria aktuale, tanimë një javë proteston prej orës 18 para Qeverisë.

“Porositim se vala më e sinqertë e pakënaqësisë të vet- organizuar civile nuk do të ndalet. Ne tanimë nuk kemi frikë, por vetëm mllef nga pushteti autoritar dhe skenarët e tyre të errëta. Ne kërkojmë paqe dhe drejtësi e kjo mund të ndodh vetëm nëse ata largohen. Ne jemi në mburojën kundër çdo padrejtësie- pa marrë parasysh a është kjo brutalitet sistemor, reforma të këqija në arsimin e mesëm dhe atë të lartë apo reketi shtetërorë ndaj honoraristëve. Protestuam edhe për lirinë e shtypit, në mbështetje të punonjësve mediatik dhe kërkuam lirimin e servisit publik dhe kthimin e tij qytetarëve. Kërkuam përgjegjësi për sistemin e shkatërruar të shëndetit publik”- thuhet në faqen e Facebook-ut “Protestoj”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.