Mban “aromë marrëveshjeje” mes Ademit dhe Nedelkovit!

-

Greva e punonjësve arsimorë i cili filloi të martën e kaluar, edhe më tej vazhdoj, por pas vizitës së kryetarit të Sindikatës evropiane të arsimit, Martin Romer, i vije era marrëveshje mes SAShK-ut dhe ministritë resorë. Romer dje disa herë theksoi se patjetër duhet të vendoset dialog.

-Tërësisht mbështes grevën e SAShK-ut dhe erdha këtu që të shoh a mund të gjejmë hapësirë për të gjitha palët e përfshira që të ulen në tavolinën e bisedimeve. Është shumë e rëndësishme të mbahet një dialog social ndërsa kjo ishte porosia e parë që ua përcolla edhe ministrave në takimet – tha Romer.

Nga Ministria e arsimit dhe shkencës, gjithashtu thonë se ngelin të hapur për takim me SASHK-un.

-Prej gushtit 2014 deri kah mesi i janarit 2015, grupet e punës të MASh dhe SAShK kanë realizuar takime javore për tema të caktuara ndërsa janë realizuar disa takime në nivelin më të lartë. Për një pjesë të temave është arritur përafrim në qëndrime ndërsa bisedimet edhe më tej janë në rrjedh e sipër për një pjesë tjetër të temave. Në këtë takim, ministri Ademi theksoi se Ministria ngel e hapur për takime me SASHK-un në drejtim të arritjes së zgjidhjes së përbashkët- thuhet në njoftimin e MASh.

Prej atje thonë se dy bashkëbiseduesit janë pajtuar se dialogu mes palëve të përfshira është mënyra më e mirë për tejkalimin e problemeve.

SAShK-u pas takimit me Martin Romer, dorëzoi edhe një kërkesë deri tek ministritë resorë për vazhdimin e bisedimeve.

-Këshilli me kënaqësi tërësisht pranoi thirrjen e kryetarit Romer për vazhdim urgjent (më saktë fillim) të bisedimeve mes SAShK-ut dhe ministrive resorë, si dhe kundërshtimin e tij të sulmeve ndaj kreut të SAShK-ut- thuhet në njoftimin e SAShK.

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...

Polemika mbi luftën hibride pas publikimit të audio-incizimit mes Kusari-Lilës dhe Radoiçiqit

*Përgatiti: Fitim Gashi Publikimi i një audio-incizimi nga “Paparaci” mes shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radoiçiqit, që për shumë vite ishte figura kryesore në veri e lidhur me krimin...