Ligji aktual për falje është i mirë dhe nuk ka nevojë të pësojë ndryshime, vlerëson ministri i drejtësisë, Adnan Jashari. Ky është komenti i parë i ministrit të drejtësisë lidhur me nismën e Gjykatës kushtetuese me të cilën hapet mundësia presidenti i shtetit të mund të fal të dënuar për mashtrime zgjedhore, pedofili dhe vepra kundër njerëzimit.

“Unë mbaj qëndrimin e vitit 2009-të kur u votua ligji në Kuvend dhe edhe më tutje vlerësoj se nuk duhet të ndryshohet” tha Jashari për “24 Vesti”

Nisma për faljen e personave të përfshirë në mashtrime zgjedhore është e avokatit të ri Risto Kitevski i cili ndan zyren me avokatin e personave të dyshuar në rastin “Titanik”

Gjykata kushtetuese pranoi të shqyrtoj nismën për ndryshimin e Ligjit për abolim. Pesë gjykatë kushtetues votuan “për” ndërsa katër ishin kundër vendimit.