fbpx

Todorov është dëshpëruar, por nuk ndjenë përgjegjëse për vdekjen e Tamarës

-

Ministri i shëndetësisë, Nikola Todorov, është shumë i dëshpëruar por nuk ndjenë përgjegjësi për vdekjen e Tamarës së vogël, sepse siç tha ka bërë çmos që vajza të shkojë në trajtim jashtë shtetit, transmetoi “Nova ТV“.

Këtë ministri e deklaroi në hapjen e projektit “Logoped i disperzuar”, për të cilin mediat u ftuan gjashtë minuta para fillimit të ngjarjes.

Pas heshtjes, Todorov në hapjen e Qendrës së Logopedisë në poliklinikën “Bukuresht”. Nuk tha asnjë fjalë për përgjegjësi ose dorëheqje. Faji bartet tek ekipi i mjekëve nga Turqia,

të cilët është dashur që të mblidhen dhe të caktojnë termin për operacionin. Todorov nuk tregoi se pse është pritur tre vite të tëra.
“Ndihem i zhgënjyer, por duhet të sqarojë se nuk jam  fajtori për zgjatjen e kohës së dergimit në operacion jashtë vendit të Tamarës. Kur dëgjova për këtë rast që me të vërtet më preku, thirra drejtoren e Fondit dhe ajo u pajtua dhe u gjetën mjete dhe është thirrur një kirurg i njohur nga Turqia i cili ka thënë se operacioni nuk mund të bëhet në Maqedoni dhe propozoi që operacionin ta bëjë një ekip i ekspertëve turq nga spitale të ndryshme të Turqisë. Termini duhej të caktohej këtyre ditëve 8 ose 9 janar, fatkeqësisht ajo nuk duroj. Mendoj se gjithçka që ishte në forcën time, bëra çmos, madje edhe më shumë se aq, siç duket kjo nuk ka mjaftuar. Ndjejë keqardhje për këtë fatkeqësi dhe sinqerisht përjetojë me familjen ”, deklaroi Todorov për televizionin “Nova TV”

Golgota e Tamarës së vogël ka zgjatur 3 vite dhe jo vetëm këta dy muaj. Familja e saj pa sukses u mundua ta fitojë betejën me institucionet dhe me komisione shëndetësore që refuzuan vajzën e vogël me arsyetimin se ende nuk janë shterur të gjitha mundësitë për mjekimin e saj brenda vendit.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.