fbpx

Milloshoski: Klasa e mesme nuk është e inekzistente që Zaev sërish ta krijoj

-

Sikur edhe paraardhësi i tij i famshëm, i cili premtonte nga një të punësuar nga çdo familje, ashtu edhe Zoran Zaev ec nëpër hapat e njëjtë politik, duke premtuar çdo gjë, edhe ajo që mund të realizohet edhe ajo që s’mund të realizohet, ajo që është reale dhe ajo që nuk është reale, vetëm që të vijë në pushtet” deklaroi deputeti i VMRO DPMNE-së, Antonio Milloshoski.

“Deklarata e sotme e LSDM-së është diçka që VMRO DPMNE e bën tanimë 10 vite, para çdo cikli zgjedhor. 10 vite përpilojmë programe dhe këtë e bëjmë me qytetarët, i dëgjojmë nevojat e tyre, i përfshijmë në projekte, ofrojmë afate dhe punojmë në realizimin e tyre. Por, ka një dallim kyç, atë që ne e kemi në program, e realizojmë. LSDM është e mirë në prezantimin e programeve dhe premtimeve boshe, por mungesa e tyre është se vështirë realizojnë” deklaroi Milloshoski.

Milloshoski konsideron se Zoran Zaev e shikon në sy opinionin dhe e manipulon për kthimin e klasës së mesme.

“Klasa e mesme nuk është e inekzistente që Zaev sërish ta krijoj. Klasa e mesme ekziston dhe kjo qeveri bën çmos që t’ia lehtësojë jetën kësaj klase. Klasë e mesme që nuk ka jahte dhe makina të shtrenjtë, klasë e mesme që nuk bën pushime veriore nëpër vila dhe pushimore të klasës së lartë, e din sa kushton çdo denarë, si fitohet dhe se a kanë marrë ndonjë denar më shumë nga ndonjëra qeveri, në veçanti kjo aktuale” shtoi Milloshoski.

Sipas Milloshoskit dallimi kyç mes VMRO DPMNE dhe LSDM është se kur VMRO premton atë edhe e realizon ndërsa LSDM vetëm premton e nuk realizon.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.