Ish ministri i transportit dhe lidhjeve Mile Janakieski për momentin është në bisedë informative para gjykatësit me procedurë paraprake në Gjykatën themelore Shkupi 1.

Gazetarët që presin para gjykatës nuk e kanë vërejtur Janakieskin kur është futur në gjykatë, por siç lajmëron reporteri i “Meta” e kanë vërejtur me avokatët e tij në mesin e të cilëve edhe Nikolla Dodevski, avokati i ish kryeministrit Nikolla Gruevski duke pritur radhë në gjykatë ku edhe po mbahet biseda.

Gjykatësja me procedurë paraprake, pas bisedës së Janakievskit, duhet të vendos nëse do të pranoj apo refuzoj kërkesën e PSP për shqiptimin e masës së paraburgimit apo jo.

Më herët në bisedën informative ishte edhe ish kryetari i komunës së Pustecit, por ende nuk dihet vendimi i gjykatësit.

Sot në prokurorinë speciale në konferencë shtypi u përmend se kanë qenë të hapura procedura hetimore kundër ish ministrave Gordana Jankulloska dhe Mile Janakieski si dhe kundër sekretarit të Qeverisë, Kiril Bozhinovski, për bashkim kriminel, shkeljen e të drejtës zgjedhore, shkeljen e lirive dhe të drejtave të votimit, dhënie ryshfeti dhe shkatërrimin e materialit votues me qëllim të falsifikimit të zgjedhjeve.