Gjatë vite prek kur stadiumet në Itali janë pronë e qyteteve, shumë ekipe vendosin të ndërtojnë stadiumet e tyre ndërsa midis tyre është edhe Milan.
Kjo skuadër në fillim të muajit shkurt do t’i prezantoj planet për ndërtimin e stadiumit të ri që pritet të lokalizohet 6 km prej “San Siro”.
Objekti i ri pritet të ketë mes 40 deri 50 mijë ulëse që është dyfish më pak se “San Siro” (80.018), por pronësia e objektit pritet të jetë përparësi e madhe për Milan.
Këtë hap më herët e morën Juventus, Fiorentina dhe Roma. Juve dhe tifozët nga stadiumi “Dele Alpi” kaluan tek stadiumi që është afër Torinos ndërsa Roma paraqiti planin për ndërtimin e stadiumit mahnitës.
Megjithatë bëhet fjalë vetëm për plane sepse pritet që Milani të zhvendoset në objektin e ri para vitit 2019-të.