fbpx

Milani dorëzoi ofertë për Destron

-

Skuadra e Milanit, e cila para disa ditëve në radhët e veta angazhoi Alesio Çerçin, tanimë po planifikon përforcimet e reja për sulmin e tyre. Në plan të parë tek Rosonerët është Matia Destro që luan tek skuadra e Romës dhe i cili nuk ka hapësirë të mjaftueshme nën udhëheqjen e Rudi Garcias.

Spekulohet se sulmuesi i talentuar është duke shqyrtuar opsionet ndërsa thuhet se gjatë dimrit mund të ndërroj fanellën. Rosonerët, sipas të dhënave nga shtypi italian, kanë dërguar ofertë zyrtare për lojtarin italian.

Bëhet fjalë për shumën prej 15 milion euro, aq sa Milan planifikon të ndaj për angazhimin e tij. Roma, nga ana tjetër, kërkon 20 milion për lojtarin e tyre.

Mediumet italiane, gjithashtu spekulojnë se ky angazhim mund të mundësohet në aspektin financiar me shitjen e Stefan El Sharawit. Megjithatë, i njëjti lojtarë para do kohe ishte kategorik kur bëhet fjalë për të ardhmen e tij në Milan, ku shtoi se qëndron në këtë skuadër.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.