fbpx

Mijëra refugjatë presin nga ana greke në Bogorodic të futen për në Maqedoni

-

Në Greqi vazhdon të shënoj rritje paniku se shteti do të ngujohet me mijëra refugjatë dhe emigrantë.

Mediumet greke shkruajnë se kalimi kufitar në Idomeni është përplotë refugjatë sepse roja kufitare maqedonase lëshon numër të vogël të tyre.

Sipas njoftimeve nga policia greke, natën e kaluar janë lëshuar 750 refugjatë ndërsa në radhë për të kaluar në BE presin 700 persona. Por, shifra është rritur në mënyrë drastike vetëm në disa kilometra më larg gjegjësisht tek pompa e benzinës në Polikastro, ku u formua joformalisht kamp për refugjat. Aty për momentin gjenden rreth 4000 persona që presin të transferohen në Idomeni dhe prej atje të lëshohen për në Maqedoni.

Qeveria greke prej dje paralajmëroi se në bashkëpunim me Armatën do të intensifikoj ndërtimin e pesë qendrave të pranimit dhe pikave të kontrollit për regjistrimin e refugjatëve, hap i bërë pas raportit negativ të KE-së për mënyrën me të cilën shteti po ballafaqohet me krizën e refugjatëve.

Edhe pse qeveria demanton se kjo mund të ndodh, partitë opozitare paralajmërojnë se largimi nga zona shengen është rrezik real dhe qeveria duhet të reagoj që mos të vijë deri te ky hap.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.