fbpx

Mijalkov arrin në Gjykatën Penale

-

Ish drejtori i DSK-së dhe anëtari aktual i Komitetit Ekzekutiv të VMRO DPMNE-së, Sasho Mijalkov, sot është paraqitur në Gjykatën Penale Shkup, ku sipas informacioneve duhet të dëshmojë para Prokurorisë Speciale për rastin “Arka”, ku ai është një prej të dyshuarve.

Mijalkov në gjykatë është futur nga dera lindore, i shoqëruar nga dy persona tjetër.

Përveç Mijalkov, sot duhet të dëshmojnë edhe ish shefi i kabinetit të Mijalkov, Toni Jakimovski dhe ish ndihmës/ ministri i MPB-së, Nebojsha Stankoviq.

Pesëmbëdhjetë minuta para se të arrijë Mijalkov, disa pjesëtarë të njësive speciale policore që sot siguronin seancën për “Lagjen e Trimave”, bllokuan kalimin e hyrjes sekondare dhe nuk i lejuan ekipet e gazetarëve të presin para derës, siç ishte rast më herët.

PSP për Mijalkovin dhe dy të dyshuarit tjerë në rastin “Arka” kërkon nga gjykata të përcaktoj masën e kujdesit.

Edhe pse procedura hetimore për lëndën “Arka” ishte hapur kah fundi i shtatorit, tre të dyshuar madje sot do të dëshmojnë para gjykatësit me procedurë paraprake pasi PSP kërkonte largimin e gjykatëses kompetente për këtë lëndë për shkak të dyshimit se nuk do të gjykoj në mënyrë të paanshme pasi kunati i saj (vëllai i bashkëshortit) ka pasur lidhje biznesi me kompaninë “Finzi” që përfshihet në rastin “Arka”.

Sipas PSP-së, të dyshuarit përmes kompanisë “Finzi” me të cilën një kohë kishte udhëhequr tanimë i ndjeri Kosta Kërpaç, kanë marrë pajisje për DSK-në dhe e kanë dëmtuar buxhetin për 862.045 euro.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.