fbpx

 “Metamorfozis” promovoi katër ueb- aplikacione me të dhëna të hapura

-

Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis” sot promovoi katër ueb- aplikacione si pjesë e projektit “Rrjeti i organizatave civile për të dhëna të hapura”.

Organizata civile “IKT për ndryshime” bëri aplikacion për hetimin e furnizimeve publik, Instituti për zhvillimin e komuniteteve rurale promovoi aplikacionin për pagesa të drejtpërdrejta në bujqësi përmes IPARD, “Zip Institut” prezantoi aplikacionin për njoftimin e shërbimeve të objekteve hotelierike ndërsa koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” promovoi aplikacionin për rezultate nga vëzhgimi i gjyqësorit në Maqedoni gjatë një dekade.

Ambasadori i B. së Madhe Çarls Garet tha se të dhënat e hapura janë fushë e re që ka ndikim direkt ndaj qytetarëve, por se duhet të hulumtohet në mënyrë shtesë.

“Të dhënat e hapura ndikojnë ndaj vendimeve që njerëzit i marrin çdo ditë. Këto aplikacionet që sot u promovuan përmes këtij projekti do të ndryshojnë jetën e njerëzve. Jam shumë i kënaqur nga rezultatet e ekipeve” tha Garet.

Drejtori i Fondacionit “Metamorfozis” Bardhyl Jashari thotë se përmes të dhënave të hapura do të përforcohet besimi mes qytetarëve dhe institucioneve ndërsa kjo do të kontribuojë që të përforcohet demokracia.

“Kjo projekt kontribuon drejtpërdrejtë në realizimin e misionit të “Metamorfozis”, e kjo është mbështetja dhe kontributi në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Këto katër aplikacione e bëjnë pikërisht këtë. Ai është shumë i rëndësishëm në kushte kur besimi ndaj institucioneve shtetërore është nivelin shumë të ulët. Projektin kontribuon përmes hapjes së këtyre institucioneve, të përforcohet besimi i qytetarëve” tha Jashari.

Projektin “Rrjeti i organizatave civile për të dhëna të hapura”, Fondacioni “Metamorfozis” e zbaton  në bashkëpunim me Fondacionin “Dituria e hapur” (Open Knowledge Foundation) dhe me mbështetjen e Ambasadës së Britanisë së Madhe në Shkup.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.