fbpx

“Меtamorfozis”: Përgjimi i pautorizuar shkel Kushtetutën dhe është vepër penale

-

Fondacioni Metamorfozis sh­­­­­­preh brengosje të madhe për shkak të pretendimeve që janë në dispozicion publik për ndjekjen masovike dhe të paautorizuar të qytetarëve, që është realizuar nëpërmjet bashkimit kriminal me keqpërdorim të pozitës zyrtare në institucionet shtetërore dhe/ose korporatat me ndikim.

Ju përkujtojmë se mbrojtja e privatësisë, duke përfshirë edhe mbrojtjen e të dhënave personale, mirëpo edhe një diapazon më të gjerë të të drejtave të njeriut që kanë të bëjnë me lirinë dhe dinjitetin që mund të rrezikohen me përgjim, është e mbrojtur me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, sipas të cilës përgjimi pa urdhëresë nga gjykata është i ndaluar.

Mbrojtja e privatësisë si parim është përfshirë edhe në një sërë ligjesh, duke filluar nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale, i cili është harmonizuar me direktivat evropiane që janë në fuqi, e sipas të cilave, të dhënat personale të qytetarëve mund të përpunohen vetëm në bazë të ligjit, për ndonjë qëllim të definuar konkretisht që e arsyeton përpunimin, edhe atë në afat të përcaktuar saktësisht, pas kalimit të të cilit, përpunimi duhet të ndërpritet. Kodi penal në mënyrë eksplicite e ndalon përgjimin dhe inçizimin e paautorizuar (neni 151 dhe 152) dhe parasheh dënime me burg deri në tre vjet. Nga ana tjetër, Komisioni Evropian në Raportin për përparimin për vitin 2014 theksoi se ka nevojë për përshtatje plotësuese të ligjeve në sektorët e ndryshëm, që ato të harmonizohen plotësisht me rregullativat evropiane për mbrojtjen e të dhënave personale.

“E drejta për privatësi është një e drejtë jashtëzakonisht e rëndësishme e njeriut, ndërsa duke e rrezikuar privatësinë, drejtpërdrejt rrezikohet edhe liria jonë. Vendimet për përgjim dhe ndjekje nga ana e organeve shtetërore duhet të miratohen në përputhje me ligjet në fuqi. Assesi ato nuk duhet të jenë vendime arbitrare të individëve që kanë fuqi ta bëjnë atë. Pretendimet për përgjim masiv të mbi 20.000 qytetarëve janë shumë serioze dhe publiku duhet të kërkojë përgjegjësi nga institucionet kompetente” – deklaroi Bardhyl Jashari, drejtor i fondacionit Metamorfozis.

Duke e vënë privatësinë si prioritet gjatë ndërtimit të shoqërisë informatike, Metamorfozis nga viti 2004, disa herë i ka potencuar publikisht mundësitë për keqpërdorim të paautorizuar për shkak të mosfunksionimit të mekanizmave për mbikëqyrje nga ana e Kuvendit mbi institucionet që kanë kapacitet për përgjim, si dhe zgjerimit të atij kapaciteti pa mekanizma për llogaridhënie te një numër i madh i organeve shtetërore, nëpërmjet ndryshimeve në ligjin për procedurë hetimore në vitin 2012.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.