Në takimin e mbrëmshëm të Barcelonës me APOEL-in Lionel Mesin  shënoi tre gola dhe theu rekordin e Raulit për më shumë  gola të shënuara në Ligën e Kampionëve. Mesi, deri më tani ka shënuar 74 gola dhe ka tejkaluar Raulin i cili kishte shënuar 71 gol. Kjo për Mesin ishte  het- triku i pestë në Ligën e Kampioneve që njëkohësisht është edhe një rekord sepse askush  deri më tani nuk ka shënuar më shumë se 3 het- trika. Gjatë fundjavavës Mesi gjithashtu me het-trik theu rekordin për golashënues më të mirë në Primera Divizia,  në ndeshjen kundër Seviljës ku Barselona fitoi me  rezultat 5:1.

Në ndeshjet e tjera në Ligën e Kampioneve,  në grupin E, CSKA- Moska  luajti barazi  1:1, kurse Mançesteri Siti e mundi Baernin e Munihut 3:2. Nl grupin F, Barselona mundi APOEL-in 4:0, kurse PSZh mundi Ajaksin 3:1. Në grupin G, Çelsi si mysafir fitoi Shalken me 5:0, kurse Sportingu triumfoi në terrenin vendas kundër Mariborit. Në grupin H, Porto mundi Bate Borisovin me 3:0, Shahtjori humbi nga Atletik Bilbao me 0:1.