fbpx

Masat për besim dhe “ negociatat e reja” me Maqedoninë tronditën Athinën

-

Propozimi për masat për ndërtimin e besimit dhe negociatat  “e reja” ndërmjet Shkupit dhe Athinës nxitën pakënaqësi në opozitën greke.

Ish eurodeputeti si dhe deputeti aktual i Demokracisë së Re, Jorgos Kumucakos, e vë në pikëpyetje nevojë dhe synimin e masave për ndërtimin e besimit ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, të cilat i paralajmëroi shefi grek i diplomacisë, Nikos Kocias.

Kumucakos në pyetjet për deputet drejtuar Kocias, pas paralajmërimeve të Ministrisë së punëve të jashtme greke dhe pas tekstit të gazetës”Katimerini” se në fakt, kanë filluar bisedimet ndërmjet Shkupit e Greqisë për këto masa, kërkoi që ministri i ri i punëve të jashtme në detaje të shpjegoj cilat do të jenë masat dhe cili është qëllimi i tyre.

Në letrën e Kumucakos thekson se “ deklarata irendentiste, aktivitetet dhe vepra si librat shkollor, hartat gjeografike dhe deklaratat nga funksionarët e lartë” vinë vetëm nga pala maqedonase e jo nga pala greke. Kumucakus  thekson se negociatat ndërmjet dy palëve veç më ekzistojnë në kuadër të Kombeve të Bashkuara, ku indirekt bën me dije se nuk e kupton nevojën për bisedime paralele për temën e njëjtë.

Kumucakos kërkon Kocias të shpjegojë saktë se cila do të jetë përmbajtja e negociatave ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë për masat e ndërtimit të besimit dhe se në çfarë niveli do të zhvillohen negociatat. Ai pyet “ Nëse Ministria e ka paraparë rrezikun se negociatat e këtilla mundë të ndikojnë negativisht në negociatat për emër në OKB-së dhe nëse ministri e vlerëson se fillimi i këtyre negociatave nuk do të ndikojë negativisht në vendimin e njëzëshëm të NATO-s të vitit 2008 dhe vendimit të njëzëshëm të këshillit të BE-së ku me gjetjen e zgjidhjes reciprokisht të pranueshme për emrin është pjesë e kushteve për pranim në NATO dhe për fillim të bisedimeve aderuese me BE-në?

Deputeti i Demokracisë së Re, i cili që një kohë të gjatë është aktiv rreth kontestit të emrit, kërkoi nga Kocias të konfirmojë se a do të vazhdojë të punojë në të njëjtin drejtim si prej Bukureshtit të vitit 2008 në lidhje me perspektivën Evropiane dhe të NATO-s për shtetin tonë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.