fbpx

Konferencë ndërkombëtare në Ohër: Kriza me refugjatët, kërcënim global për sigurinë

-

Kjo konferencë është organizuar nga Qendra Marshall, Maqedonia dhe NATO, që u mbajt në një konferencë dy-ditore për të diskutuar kërcënimet transnacionale duke u përqendruar në krizën e emigrantëve, ku do të jepen rekomandime për të përmirësuar aftësinë e sigurisë të shteteve anëtare të Aleancës dhe partnerët e saj për të përballuar sfidat bashkëkohore.

Pjesëmarrësit paralajmërojnë se fluksi i refugjatëve do të vazhdoj të rritet edhe në muajt e ardhshëm. Kriza me të cilën po ballafaqohet edhe vendi jonë, paraqet kërcënim global për sigurinë meriton vëmendje më të madhe nga komuniteti ndërkombëtarë.

“Nuk ka shenja se migracioni do të ndalet, që do të thotë se fluksi do të rritet. Ky problem mund të rritet vetëm me marrëveshje të përbashkët të BE, por jo vetëm të vendeve- anëtare të Bashkimit, por edhe të vendeve partnere” vlerëson David Goronbei nga MPJ-ja hungareze.

Xhejms Sheroka, profesor universitar në SHBA konsideron se ky është problem botërorë, që meriton vëmendjen jo vetëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së, por edhe KB-së.

“Tragjike është të shihen njerëz që ecin andej- këndej pa e ditur nëse do të arrijnë në destinacionin e duhur. Maqedonia bëri shumë për t’i ndihmuar refugjatët, por ky problem duhet të zgjidhet në mënyrë tjetër” tha Sheroka.

Krizën me refugjatët që fuqishëm e ndjeu Maqedonia i tregoi dobësitë e shtetit për ballafaqimin me këto kërcënime, tregojnë ekspertët, sipas të cilëve, vendi ka nevojë urgjente për ndihmë.

“Duhet të ketë koordinim më të mirë si mes organeve shtetërore, ministrive të ndryshme ashtu edhe mes shteteve fqinje gjegjësisht komunitetit ndërkombëtarë për ballafaqimin me këtë çështje sepse Maqedonia s’mund të menaxhoj vet këtë situatë” theksoi profesori universitari Stojan Slaveski nga Qendra Marshal- Maqedoni.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.