fbpx

Mediumet temë bisede e grupeve të punës më 2 shtator

-

Reformat në mediume prej 2 shtatorit do të gjenden në tryezën e bisedimeve të grupeve të punës të përbëra nga përfaqësues të katër partive politike që firmosën Marrëveshjen e Przhinos, shkruan “Vest”, duke u thirrur në të dhënat jozyrtare nga burimet e saja.

Sipas informacioneve të “Vest” në bisedimet për reforma në hapësirën mediatike do të përfshihen edhe Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë (SHGM), OJQ, shoqata sindikale dhe gazetarë.

Bisedimet do të zhvillohen me ndihmën e ekspertit belg, Piter van Hojte i cili tani për tani po ndërmjetëson në bisedimet mes partive politike.

Siç shkruan “Vest” pika kryesore do të jenë ndryshimet që duhet bërë në radio- televizionin maqedonas (RTVM) dhe Agjencinë për shërbime audio dhe audio vizuale.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.