Medarski: Kezharovski u dërgua në burg pa u respektuar procedura

-

Shoqatat e Gazetarëve të shokuar dhe e skandalizuar nga shpejtësia me të cilën gazetari Tomisllav
Kezharovski është dërguar në burg, vetëm një ditë pas aktgjykimit të Gjykatës së Apelit në Shkup.

Sipas kryeartës së Sindikatës së Gazetarëve, Tamara Çausidis për ngjarjet e sontme janë informuar të gjitha organizata ndërkombëtare si dhe përfaqësuesi i OBSE-së për mediat. Ajo tha se për të martë mbetet thirrja për protestën e paralajmëruar, kurse nesër do të merren vesh për të gjitha aktivitetet e tjera.

Filip Medarski, avokat i Kezharovskit është i habitur nga ajo se me sa urgjencë kanë  dërguar në burg klienti i tij.

Aktvendimi nuk mund dorëzua as mua e as Kezharovskit. Për tu plotësuar kushtet ai para se të dërgohet në burg për vuajtjen e dënimit duhet të plotësohen disa procedura e ato procedura zgjasin të paktën 3 javë. E gjithë kjo ishte e papritur, por nuk presim që  në gjyqësinë e Maqedonisë e drejta të del në dritë. Megjithatë, Gjykata e të Drejtave të Njeriut në Strasburg me siguri do të konstatojë se Kezharovskit i janë shkelur të drejtat e njeriut- deklaroi për Medarosiki për “Metën”.

Reagoi edhe Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë e cila është e shokuar nga dërgimi  urgjent në burg i kolegut Kezharovskit menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për rastin “Likuidimi”.

“Urgjentisht i bëjmë thirrje ministrit të drejtësisë Adnan Jashari të ngrejë nismë për lirimin e gazetarit Kezharovskit, kurse presidenti Ivanov menjëherë ta pranoj këtë vendim, thuhet në reagimin e ShGM-së.

 

 

 

 

 

 

 

 

Hulumtim: Mbështetja e aktivizimit në kohë krize, resurset për Ballkanin Perëndimor

Hapësira qytetare për organizatat dhe aktivistët përparimtarë në Ballkanin Perëndimor po zvogëlohet vazhdimisht, ndërsa puna e tyre mbetet veçanërisht e rëndësishme, ndërsa organizatat përballen me rreziqe sigurie, kërcënime ligjore dhe sfida...

“TikToku dëmton fëmijët”: Përderisa Shqipëria përgatitet për ndalesë, RMV-ja e la në harresë nismën e tillë

Pak ditë pas vrasjes së një nxënësi 14 vjeçar nga një bashkëmoshatar i tij në Tiranë, Qeveria e Shqipërisë ka propozuar kufizimin e rrjeteve sociale TikTok dhe Snapchat te fëmijët. Një...

Vuçiç hedh poshtë pretendimet se Serbia do të pushtojë Kosovën e Veriut

Nga Barbara Halla- Përgjatë shtatorit, në mediat shqiptare qarkulloi gjerësisht lajmi se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, me datë 13 shtator do të shpallte zaptimin e territorit verior të Kosovës. Ky lajm, i cili...

Shteti Bektashi, një histori pa histori

Nga Ben Andoni Më 21 shtator, në faqet e gazetës së njohur amerikane “New York Times”, do të shfaqej një artikull me titullin “Shqipëria planifikon një Shtet të ri mysliman brenda kryeytetit...