fbpx

Më 12 tetor a mund të përsëritet 24 dhjetori: Afatet presion mbi buxhetin

-

Deri më 12  tetor, kur më herët do të shpërbëhet Kuvendi për shkak të zgjedhjeve të 11 dhjetorit, mbeten 14 ditë pune, ku duhet të ruhen të gjitha afatet ligjore për miratimin e buxhetit të ri për vitin 2017, i cili kap vlerën  prej 3.3 miliardë euro.

Propozim- buxheti për vitin 2017, Qeveria deri te Kuvendi ka dorëzuar më 20 shtator, kurse sipas Ligjit për buxhet, pas dorëzimit të projekt- buxhetit në Kuvend, ai vendoset në seancë plenare të paktën 20 ditë pune.

Prej 20 shtatori, pasi që projekt buxheti hyri në procedurën kuvendare, deri më 12 tetor, kur më së voni duhet të votohet, kur më së voni duhet të votohet për shkak të shpërbërjes së Parlamentit, ka 16 ditë pune, me çka nuk mund të ruhet afati ligjor prej minimum 20 ditësh, të parapara për Rregulloren e Kuvendit.

Me afat prej presë deri më 10 ditë pas hyrjes në Kuvend, projekt- buxhet i dorëzohet Komisionit të financave dhe buxhetit, i cili 10 ditë e shqyrton. Pas debatit të komisionit, projekt- buxheti me raport i kthehet Qeverisë. Në rast se ka plotësime dhe ndryshime, mbetet afat prej 3 ditësh për amendamentin për propozimin shtesë.

Sipas Rregullores së Kuvendit, buxheti në seancë plenare, e shqyrton maksimum pesë ditë. Prej atje nëse maksimalisht respektohen të gjitha afatet, nuk do të arrij që të miratohet në këtë përbërje të buxhetit. mirëpo ekziston mundësia që Qeveria dhe shumica qeveritare të përshpejtojë procesin.

Lidhur me respektimin e afateve, ministri i financave Kiril Minoski theksoi se puna e Ministrisë së Financave është Qeverisë t’ia dorëzojë projekt- buxhetin, e pastaj e gjithë procedura t’i lihet Kuvendit.

LSDM-ja opozitare tani për tani nuk paralajmëron ndonjë strategji lidhur me miratimin e buxhetit, përveç njoftimit se nëse ky buxhet miratohet, kur do të formojnë qeverinë, do të bëjnë revizion të këtij dokumenti strategjik financiar.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.