MBP ka arrestuar disa persona për sulmin ndaj ekipit të “A1on”.

-

Ministri i brendshëm, Agim Nuhiu ka njoftuar Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë se janë arrestuar disa persona për shkak të sulmit ndaj ekipit të “A1on” gjatë protestës së lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”.

Pjesëmarrës në protestë kanë sulmuar kameramanin Vladimir Zhelçeski dhe gazetarin Aleksandar Todevski, duke u shkaktuar lëndime trupore ku si pasojë që të dy kanë përfunduar në Qendrën e urgjencës në Shkup.

Ministri theksoi se po punohet në zbardhjen e rastit, por se nuk tregon se persona janë arrestuar dhe ku janë gjetur.

Kryetari i SHGM-së, Naser Selmani sonte dënoi sulmin dhe për këtë incident akuzoi liderin e VMRO DPMNE-së, Nikola Gruevski.

“Ky është kulmi i asaj që po ndodh në katër vitet e fundit. Pushteti i Nikola Gruevskit në mënyrë të koordinuar sulmon gazetarët, me qëllim që mos të ketë informim objektiv për gjendjen në Maqedoni. Dua ta porosis kryetarin e VMRO DPMNE-së që t’i tërheq dhunuesit e tij”, tha Selmani duke shtuar se madje edhe VMRO DPMNE të mos ketë asgjë me këtë sulm, partia drejtpërdrejtë ndikon ndaj atmosferën me atë që nuk i sanksionon sulmet.

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...

Deklaratat e Vuçiç për Dodik përcjellin narrativat anti-Perëndimore të Serbisë

Barbara Halla- Më 6 mars, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç priti në Beograd, Milorad Dodik, Presidentin e Republikës Srpska, për të diskutuar situatën në Bosnjë dhe Hercegovinë. Pas takimit, Vuçiç dha një deklaratë ku e...