Mbi një milion euro kanë lënë shtetasit e Maqedonisë për vinjeta për rrugët bullgare

-

Qytetarët e Maqedonisë kanë blerë pothuaj 85.000 vinjeta elektronike për të shfrytëzuar rrugët e Bullgarisë në periudhën nga 1 janar deri 13 gusht të këtij viti, nga të cilat Bullgaria këto muaj ka inkasuar mbi 1 milion euro, shkruan Meta.mk.

Qytetarët e Maqedonisë kanë blerë pothuajse 85.000 vinjeta elektronike për të shfrytëzuar rrugët e Bullgarisë në periudhën nga 1 janar deri 13 gusht të këtij viti.

Ministrja e Bullgarisë për zhvillim rajonal dhe urbanizëm Petja Avramova të martën ishte në Shkup dhe i lavdëroi shoferët me targa të Maqedonisë që janë ndër paguesit më të shpeshtë të kompensimit për rrugë, nga të cilët shteti i Bullgarisë këto muaj ka arkëtuar mbi 1 milion euro.

“Kjo e vë Maqedoninë e Veriut në vendin pestë sipas automjeteve të huaja sa i përket shitjes së e-vinjetës. Pararendës të saj janë Rumunia, Turqia, Gjermania dhe Greqia” deklaroi ministrja Avramova.

Për dallim nga pikët për pagesa në autostradat e Maqedonisë, lartësia e kompensimit për shfrytëzim të rrugëve në Bullgari është shumë më e vogël. Shoferët përmes internetit mund të blejnë e-vinjetë për automjetin e tyre me kohëzgjatje për një fundjavë, një javë, një muaj, tre muaj ose një vit.

Vinjeta elektronike për një muaj në Bullgari kushton 940 denarë dhe mundëson shfrytëzim të pakufizuar të rrjetit të përgjithshëm rrugor në atë periudhë.

Sistemi i ri për vinjetë elektronike në Bullgari është instaluar më 1 janar të këtij viti, ndërsa nga i njëjti shteti i Bullgarisë pret rritje të të ardhurave.

Zelensky nuk ka blerë bankën më të madhe private në Francë

Pretendimi: Presidenti ukrainas Zelensky bleu bankën më të madhe private të investimeve në Francë, Milleis Banque, përmes kompanive offshore të lidhura me të, për më shumë se një miliard euro. Verdikti: E...

Trump nuk kushtëzoi paqen në Ukrainë me listën e klientëve të adrenokromit

Pretendimi: Presidenti amerikan Trump i ka dhënë presidentit ukrainas Zelensky 30 ditë për të dorëzuar listën e klientëve VIP të adrenokromit Verdikti: E paprovuar —————————————————————- Në rrjetet konspiracioniste po shpërndahet pretendimi se presidenti amerikan Trump i...

Nga Velesi me klikime: Për biznes apo për politikë

Fabrikat e lajmeve të rreme nga Velesi që e vërshuan fushatën presidenciale të SHBA-së në vitin 2016, që moti janë shuar, por ka ende “punëtori” që përfitojnë nga storjet për veteranët...

“Për gabimet thyheshin gjymtyrët dhe digjeshin shtëpitë”, zbardhen dëshmitë e ukrainasve të trafikuar në Vlorë

Nga Anila Hoxha Si një gjysh i shqetësuar për zhdukjen e nipit, me inicialet V. S., u ul para një kompjuteri në fillim të nëntorit 2024 dhe përmes email-it njoftoi ambasadën e...