fbpx

Mbeturinat mjekësore në “Drislla” më nuk do të digjen, por do të sterilizohen

-

Mbeturinat mjekësore nga i gjithë vendi do të trajtohen në deponinë “Drislla” në sterilizatorë-autoklavë nga Italia. Nuk do të blihet inseneratorë i ri, ndërsa ai aktuali do të përdoret vetëm për djegien e dokumentacioneve. Kapaciteti i sterilizatorit është 2000 litra në orë, ndërsa do t’i përmbush nevojat për trajtimin e mbeturinave nga të gjitha institutet shëndetësore në shtet, njofton Meta. 

Drejtori i “Drislla-s”, Kosta Naçevski, informoi se deponia ka vendosur që të ndryshoj teknologjinë e trajtimit të mbeturinave mjekësore dhe në vend që t’i djeg, të sterilizojë dhe deponojë.

“Marrëveshja për sterilizator është nënshkruar nga udhëheqësia e kaluar, por nuk është realizuar deri në fund. Kemi kontaktuar me  furnizuesin, këtë javë duhet ta kompletojmë pagesën prej 17 mln den dhe presim që pasi të kalojë kriza me koronavirusit, të na vijë porosia”, tha Naçevski.

Sterilizatori është prodhim i kompanisë “Çiza”, nga Italia dhe sipas certifikatës, në të mund të realizohet sterilizimin komplet i gjithçka që vjen nga institutet shëndetësore.

Në vend ka edhe kompani private të cilat kanë leje nga Ministria e Ambientit Jetësor për mbledhjen e transportit dhe trajtimit të mbeturinave mjekësore, ndërsa në shkurt inspektorati i Qytetit të Shkupit zbuloi rast të deponimit të mbeturinave mjekësore të cilat janë trajtuar të mënyrë joadekuate. Rasti u publikua me video dhe foto dokumentacion.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.