fbpx

Masoviteti i marshit do të ulë frikën nga protesta

-

Pjesëmarrja masovike në marshin studentor do të thotë fillimi i ndryshimeve dhe paraqet hap përpara për ta shtypur frikën që sundon në Maqedoni, ndërsa studentët janë forca shtytëse që mund të nxis edhe shtresat tjera të shoqërisë. Ky është qëndrimi i ekspertëve që e ndoqën marshin dhe e përkrahin të drejtën e studentëve të protestojnë dhe të flasin lirshëm.
Profesori i sociologjisë i Universitetit të Evropës Juglindore Ali Pajaziti, mendon se elani i të rinjve është treguar se kjo popullatë mund të nxis edhe shtresa të tjera të shoqërisë që t’i filtrojnë ndryshimet, por jo vetëm t’i¬ pranojnë.
“Marshi studentor paraqet një hap shumë të rëndësishëm në kohën e klimës deprimuese shoqërore, kur fjalën e ka edhe demokracia liberale që flet me diskursin e diktatit dhe partitokracisë”.
Elani studentor edhe njëherë është tregues se kjo popullatë mund t’i nxisë edhe shtresat e tjera shoqërore që mos t’i pranojnë gjërat ashtu siç janë, të fillojnë të mendojnë me kokën e tyre – çdo ndryshim mos e perceptojnë si diçka pozitive, por t’i filtrojnë dhe të jenë jehona e ndryshimeve që aq shumë propagandohen në projektet qeveritare – thotë Pajaziti.
Në debatin kushtuar ndryshimet e obliguese të pagesës së kontributeve për honorarët e bashkëpunëtorëve, të pranishmit kanë qenë dakord se studentët me guximin dhe unitetin që treguan gjatë marshit hapin dyer edhe për qytetarët e tjerë të pakënaqur në shtet.
-Mendoj se pas protestave të studentëve, Qeveria nuk do të dëshirojë protesta të tjera dhe mundet së pari të kërkojmë takim me ministrin e Punës dhe politikës sociale, Dime Spasov. Nëse kjo nuk ka sukses mendoj se mund të shkojmë me protesta – tha në debat Stravko Savevski nga shoqata “Solidarnost”.
Gazetarja Meri Jordanovska në konferencë “E –shoqëri. mk”(E-opstestvo.mk), në temë “ Të drejtat e njeriut në internet”- shprehja e lirë, gjuha e urrejtjes dhe privatësia në botën digjitale” tha se ky grup i të rinjve jep shpresë, por shqetëson fakti se pjesa më e madhe e atyre që protestuan vendosën të flasin në mënyrë anonime dhe të fshihen pas transparentëve.
-Shpresë jep kjo masë e madhe e njerëzve që pas shumë viteve vendosën të dalin jashtë dhe t’i thonë “Jo” reformave që parasheh shteti për arsimin e lartë. Këta të rinj shfrytëzuan të drejtën e tyre për protestë dhe të shprehjes së lirë. Ky është një hap përpara dhe mendoj se do të shtyp frikën sundon në Maqedoni. Kjo është një mundësi që të dilet jashtë dhe qartë dhe zëshëm që të thuhet se çka mendohet dhe t’u jepet shembull gjeneratave të ardhshme- thotë Jordanovska.
Profesoresha Biljana Vankovska në profilin e saj në Facebook, shkruan se është krenare për studentët për shkak të organizimit të mirë të marshit të tyre, që kaloi pa incidente dhe pa gjuhën e urrejtjes.
“Dy gjëra që i konsideroj si më të rëndësishme: e para, në protestën e sotme dolën edhe tri herë më shumë student nga protesta e parë: e dyta, në asnjërin protestë nuk kishte as edhe një incident, gjithçka kaloi në rregull! Shkëlqyeshëm, zëshëm, rrufeshëm, do të thosha, por pa dhunë dhe pa gjuhën e urrejtjes! Për këtë jam krenare dhe ndihem sikur një gur i madh të më ketë rënë nga shpirti! Të rinjtë e morën provimin e kategorisë më të rënd! Ju përkulem me nderime. Njerëz që flasin me zemër, me bindje dhe pasion, por edhe me zemërim (e atëherë u përlota – ja e përjetova edhe këtë!)
I takova Sokratët e mrekullueshëm, Lenkashasit dhe ngjashëm. Policia nga largësi e mjaftueshme pa asnjë kontakt të afërte me demonstruesit. Kalova ngadalë, a mbas meje jehonte “Ky është vetëm fillimi! Shkruan Valkovska.
Profesoresha e artit dramatik Sinoliçka Tërpkova thotë se studentët treguan unitet dhe se ata janë forca më e madhe shtytëse në këtë shtet.
“ Më shumë se kurrë populli ishte i bashkuar dhe më pranë njëri – tjetrit. Por, pushteti jo vetëm që nuk ishte pjesë e këtij uniteti, por u përpoq që nëpërmjet mediumeve të tyre të ofendoi fuqinë lëvizëse në shtetin e sajë, studentët, duke i emëruar si manipulator! Derisa pushteti vëzhgonte, numëronte dhe rrethonte, pas kuluareve të rreme të barokut, nëpër rrugë ndodhte ngrohtësia, forca, dashuria, besimi, lotët.
Pushteti këtë e emëroi si manipulim! Një ditë gjithë do të kuptojnë me vetdëshirë dhe iniciativë mund të ndërroj atë që nuk e dëshiron. Sot studentët na mësuan prej fillimit të kërkojmë ndryshim. Në një moment dëshiroja të ndalem, të humb mes tyre. Respekti i vërtetë nuk fitohet nga frika por nga guximi. Këtë në mënyrë eksterne e kaluam sot” thotë Tërpkova në statusin e saj në Facebook kushtuar marshit studentor.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.