fbpx

Masakër në Paris: 160 të vrarë në disa sulme terroriste

-

Më së paku 120 persona janë vrarë në sallën e koncertit “Bataklo”, kurse 40 të tjerë u vranë gjatë sulmeve dhe të shtënave në kryeqendrën e  Francës.

Mediat franceze raportojnë se bilanci i të vrarëve ka arritur 120, pas aksionit policor në sallën “Bataklo” ku një grup i armatosur mbanin peng me qindra persona.

Forcat e sigurimit kanë intervenuar në “Bataklo” për të liruar pengjet, pretendohet se tre xhihadistët  janë vrarë.

Përfaqësuesi i policisë franceze informoi se në sallë është bërë masakër, duke shtuar se sulmuesit pengjet i kanë gjuajtur me mjete eksplozive.

Aksioni i policisë pasonte pas gjashtë sulmeve të sinkronizuara nëpër Paris, ku më së paku 40 persona humbën jetën.

Agjencitë botërore informojnë se policia ka vrarë pesë sulmues në pesë lokacione të ndryshme të qytetit.

Salla e koncertit “Bataklo” ku mbrëmë ka pasur koncert rok bendi amerikan “Eageles of death metal”  e cila gjendet rreth 200 metra nga ish zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo”, të cilat xhihadistët i sulmuan në janar të këtij viti.

Tre persona të tjerë, pretendohet të jenë vrarë në afërsi të “Stade de Frnac”, në veri të qytetit, ku zhvillohej ndeshja ndërmjet kombëtares së Francës dhe Gjermanisë. Para se të përfundoj ndesha u bë evakuimi i presidentit Fransua Holand.

Holand më pas në vend shpalli gjendje të jashtëzakonshme, anuloi takimin e tij në Samitin G20. i cili këtë fundjavë mbahet në Turqi. Presidenti, gjithashtu nëpër Paris vendosi 1.500 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Organizatori u ndeshjes evakuoi pjesëmarrësit,  ndërkaq në internet janë publikuar video -filmime ku përkrahësit duke lëshuar stadiumin këndojnë himnin e Francës.  

Dans un tunnel de sortie du Stade de France, sortie dans le calme…. Et la Marseillaise. #fier

Posted by Karl Olive on Friday, 13 November 2015

Sulmi tjetër ka ndodhur në restorant  në afërsi të sallës së koncerteve “Bataklo”.

Kryetarja e Parisit, En Idalgo, iu bëri thirrje qytetarëve të mos braktisin shtëpitë e tyre.

Franca është në  gatishmëri të lartë të sigurisë, pasi që xhihadistët në janar të këtij viti sulmuan gazetën satirike “Charlie Hebdo” dhe një objekt hebre, ku mbetën të vrarë 17 persona. Muajve të kaluar policia arriti të parandalojë disa sulme terroriste.

Më shumë se 500 francez luftojnë në anën e Shtetit Islam në Siri dhe Irak, tregojnë të dhënat e MPJ-së së Francës, sipas të cilave 250 tashmë janë kthyer në vend, kurse 750 janë të gatshëm të nisen në luftë në vendet e Lindjes së Afërme. .

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.