Partitë pjesëmarrëse në bisedimet për mediumet nuk kanë ide se çfarë do të ndodh më tutje pasi mbrëmë dështoi tentimi i fundit për dalje nga kriza në këtë sferë.
Informacioni i “Netpres” se sot përsëri do të vazhdojnë bisedimet për mediumet, tregon se ndoshta procesi nuk është i dështuar plotësisht.
Nga LSDM thonë se informacioni i këtillë është spekulim dhe nuk kanë njohuri se çfarë do të sjellë dita e sotme.
Nga VMRO DPMNE janë të prerë se ligji i propozuar nga lehtësuesi belg Piter Vanhojte nuk është i përshtatshëm në kushtet e Maqedonisë ndërsa LSDM nuk dëshiron të lëshoj pe pa reforma në Agjencinë e mediumeve.
Nga partia në pushtet thonë se kjo nuk do të ndikoj në terminin e caktuar për zgjedhje.
“Në ligj qëndron se do të ketë zgjedhje më 24 prill. S’di çfarë mund të ndryshoj për disa ditë, kur ligji do të hyj në fuqi” deklaroi për “Meta” Ivo Kotevski zëdhënësi i VMRO DPMNE-së.
Ndërmjetësi belg Piter Vanhojte mbrëmë pohoi se palët nuk kanë arritur marrëveshje për sferën e mediumeve.
“Bisedojmë intensivisht dhe mund të them se nuk kemi marrëveshje për këtë çështje” tha Vanhojte.
Duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve se kush është fajtor për dështimin e bisedimeve, Vanhaute tha se në to kanë marrë pjesë katër partitë politike dhe se të gjithë kanë përgjegjësi për këtë mossukses.
Siç tha lehtësuesi belg, mossuksesi i partive që të arrijnë marrëveshje për mediumet do të ndikoj në vlerësimin që ambasadorët e BE-së dhe SHBA-së në vend duhet ta njoftojnë nesër rreth asaj nëse ka kushte për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 24 prill.
Në profilin e tij në Twitter, Vanhaute shkroi: “Nuk është arritur marrëveshje për mediumet. Nuk janë caktuar bisedime të mëtutjeshme, përveç nëse partitë nuk e kërkojnë këtë. Ne jemi në dispozicion për diskutime të mëtutjeshme”.
No #agreement on media reached. No further negotiations scheduled, unless parties request it. We remain available for further discussion.
— Peter Vanhoutte (@peter_vanhoutte) February 18, 2016
Sot në mëngjes Vanhojte sërish publikoi në Twitter duke thënë:
“Demokracia pa kompromis kërkon njerëz të mençur, kërkon politikan të aftë dhe bashkim të popullit”.
Remember #Democracy pic.twitter.com/O8mNGtu6Sr
— Peter Vanhoutte (@peter_vanhoutte) February 19, 2016