fbpx

Maqedonia nuk do t’i rrit masat e sigurisë, ato janë rritur që nga sulmet në Paris

-

Maqedonia nuk ka nevojë që të ngrit masat e sigurisë pas sulmeve në Bruksel, sepse siç thonë për “Meta” nga MPB ato janë në nivel të lartë që nga sulmet në Paris më 13 nëntor të vitit të kaluar.

Nga MPB thonë se tani për tani nuk do të dalin me njoftim të posaçëm nëse do të ndërmerren masa më të ashpra pas sulmeve në Bruksel.

Një ditë pas sulmeve në Paris, ministri i brendshëm Oliver Spasovski mbajti kolegjium me krerët e MPB ku u morr vendim për  shtim të sigurisë përreth objekteve të policisë si dhe kontroll më të rreptë në pjesën e emigrantëve, në veçanti në kufirin jugor dhe verior.

Ditën e njëjtë u mbajt takimi i Këshillit të sigurisë te presidenti i shtetit, Ivanov.

Tani për tani nga kabineti i Ivanov nuk ka njoftim nëse do të thirret Këshilli i sigurisë pas sulmeve në Bruksel.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.