fbpx

Mançevski: Kërkojmë në seancë të jashtëzakonshme që të miratohen masat kundër ndotjes

-

Grupi këshilltar  i LSDM-së dhe partnerëve të koalicionit në Këshillin e qytetit të Shkupit kërkuan seancën të jashtëzakonshme në ditët mes festave të fundvitit. Në seancë ata nga kryetari Koce Trajanovski do të kërkojnë që të miratohen propozim- masa të jashtëzakonshme me të cilat ndotja përkohësisht do të sillej në suazat më normale.

Disa nga masat që LSDM i propozon janë ndërprerje urgjente të të gjithë aktiviteteve në Shkup, transport falas urban për të gjithë qytetarëve gjatë ndotjes enorme, miratim të sistemit të vozitjes së makinave, kontrolle të jashtëzakonshme dhe nëse ka nevojë ndërprerje të përkohshme të punës së të gjitha subjekteve që nuk posedojnë leje ekologjike B.

Koordinatori i grupit të këshilltarëve të LSDM-së, Damjan Mançevski thotë se këto masa do të hynin në fuqi derisa vlera e indekseve të ndotjes nuk zvogëlohet.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.