fbpx

Aksionarët pakicë të “Makpetrol” i bashkëngjiten padisë kundër drejtorit

-

16 aksionarë të vegjël në Makpetrol iu bashkuan padisë së ngritur nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria publike, mbi menaxhmentin të kompanisë. Disa aksionarë akuzuan punën e papërgjegjshme të menaxherëve, duke e cilësuar si arsyen kryesore që kompania punon me humbje prej vitesh tashmë.

Aksionarët thonë se Makpetroli, në 6 vitet e fundit, shënoi një humbje prej 15 milionë eurosh, pavarësisht se të ardhurat e kompanisë nga shitja e derivateve të naftës kanë qenë në rritje.

“Pasi u themelua Oilko, me të njëjtët drejtues të Makpetrol, filloi të ndahej dividendë e madhe, ndërsa Makpetroli gjatë gjithë kohës ka humbje. Do dështojmë deri sa aksionet do të na vlejnë vetëm për fshirjen e dritareve”, tha Mira Danailova – aksionare në Makpetroll.

Ajo thotë se deri më tani, si aksionare në kompani, s’ka mundur t’i realizoj të drejtat që i takojnë me ligj.

“Nuk mundeshim t’i shesim aksionet e as të marrim pjesë në kuvendin vjetor të aksionarëve. Patjetër e kishim që të autorizojmë dikë për të na përfaqësuar. Në këtë mënyrë, ata që i autorizonim çdoherë e mbronin interesin e kryesisë e jo tonin” shton Danailova.

Aksionari Vlatko Trajçevski konsideron se prej momentit të formimit të shoqërisë komanduese “Oilko”, “Makpetrol”shënon rezultate dëshpëruese dhe si aksionar kanë harruar çfarë do të thotë fjala dividendë.

“Gjatë krijimit të Oilko-s, u tha se ajo po formohet për dy arsye. Së pari për të mbrojtur Makpetrolin nga uzurpimi armiqësor, dhe e dyta që të parandalohet krimi në “Mlaz Bogdanci”. Deri sa për Makpetrolin vozitnin kriminelët e Mllaz-it, Makpetroli kishte fitime dhe ndante dividendë. Që kur Makpetroli transportohet nga të ndershmit e Oilko-s, Makpetrol nuk mund të dalë dot nga humbjet”, u shpreh Vllatko Trajçevski, aksionar.

 

Aksionarët pakicë që i janë bashkëngjitur padisë janë të pensionuar, kanë marrë largime nga puna apo janë shpallur si tepricë teknologjike. Pohojnë se ka të tillë që ende punojnë ndërsa presin që edhe aksionarë tjerë të ngritin zërin.

Ata druajnë për fatin e kompanisë, e cila me vite po thellohet dhe gjeneron humbje. Thonë se është e çuditshme për kompaninë më të madhe të naftës.

“Si mundet “Makpetrol” të ketë humbje milionëshe ndërsa kompania pas të cilës qëndrojnë menaxherët e që është aksionar më i madh të ketë profite enorme” pyesin aksionarët.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.