fbpx

Maqedonia dhe Marrëveshja nga Përzhino sot në agjendën e Brukselit

-

Maqedonia dhe marrëveshja politike e Përzhinos sot do të jetë temë  e Këshillit të Ministrave dhe shefave të diplomacisë së BE-së në Bruksel. Eurokomesari për zgjerim dhe politikë fqinjësore, Johan Han, , do t’ia dorëzoj raportin për Marrëveshjen  përfaqësuese së lartë  të BE-së për politikë të jashtme, Federika Mogerini edhe të njëjtin do ta prezantojë para ministrave të punëve të jashtme.

Sot pas dite, rreth orës 18 për të dymbëdhjetën herë do të mbahet Këshilli i Satbilizim Asoccimit ndërmjet Maqedonisë dhe BE-së, me të cilin kryeson shefi i diplomacisë sllovake, Mirosllav Lajçk. Delegacioni i Maqedonisë udhëhiqet nga zëvendëskryeministri i eurintogrimeve Fatmir Besimi, shefi i diplomacisë maqedonase, Nikola Poposki dhe sekretarit shtetëror në Sekretarijatin për çështje evropiane, Ana Bllazhevska.

Sipas paralajmërimeve, para fillimit të takimit, Besimi dhe Poposki  do të takohen me Mogerinin dhe Hanin, dhe pas përfundimit të Këshillit për Stabilizim dhe Asociim, është paralajmëruar edhe konferencë për shtyp të diplomatëve maqedonas me Hanin dhe Lajçakun.

Maqedonia, në vitin 2004 firmosi Marrëveshjen për Stabilizim dhe Associm, e cila paraqet themel për marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Maqedonisë, kurse një vit më vonë, në dhjetor në vitin 2005, fitoi statusin e  vendit kandidat në BE.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.