fbpx

Maqedonia dhe Bullgaria do të shfrytëzojnë 17 milion euro fonde të BE-së

-

Maqedonia dhe Bullgaria kanë në dispozicion 17 milionë euro nga fondet e BE­- së në kuadër të IPA ­programit të ri për bashkëpunim jashtë kufijve për përballje me sfidat e përbashkëta. Mjetet nga Programi, që janë miratuar dje nga KE- ­ja, dedikohen për masa për përballje me ndikimin e ndryshimeve klimatike, si dhe për çështje të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetin, shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve natyrore, mbrojtjen nga mjedisi jetësor dhe menaxhimi me rreziqet në nivel jashtë kufijve. Siç theksohet në kumtesën e BE-së, fokusi kyç i Programit është vendosur gjithashtu edhe në mbrojtjen e lokaliteteve të shënuara si trashëgimi natyrore dhe kulturore në rajon. Financimi do të ndihmojë edhe për përforcimin e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme dhe do ta lehtësojë qasjen e tyre deri në tregje të reja. “Programet për bashkëpunim  jashtë kufijve varen nga vullneti i fuqishëm i vendeve pjesëmarrëse që së bashku të shfrytëzojnë resurse për përballje me sfidat e përbashkëta. Përmes bashkëpunimit në fushën e mjedisit jetësor, turizmit dhe konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, rajoni do të mund ta rrisë atraksionin e saj për tërheqje të turistëve dhe investitorëve”, deklaroi Korina Kretu, komisare për politika rajonale. Me IPA­ Programin do të përfshihen dy rajone në Bullgari ­ Bllagoevgrad dhe Qustendil dhe tre rajone në Maqedoni ­ rajoni verilindor, juglindor dhe lindor. Prioritete të programit janë: ambienti jetësor, turizmi i qëndrueshëm dhe konkurrenca. Buxheti i përgjithshëm për Programin arrin 19,46 milionë euro, nga të cilat rreth 17 milionë euro (16,54) janë nga Instrumenti për ndihmë paraqasëse.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.