fbpx

Maji- muaji i datave të rëndësishme dhe tragjike, sfidave dhe momenteve të vështira

-

Muaji maj i vitit të kaluar ishte muaj i ngjarjeve të shumta, sfidave dhe momenteve të vështira.

Gjatë këtyre 30 ditëve ndodhi konflikti në Lagjen e Trimave, dorëheqjet e tre zyrtarëve të lartë të partisë qeveritare, protestat për Martin Neshkovsin, tre takimet të liderëve, takim në Strasburg, protesta e madhe e opozitës pas çka u formua “Kampi i lirisë” dhe tubimi masovik i VMRO DPMNE-së.

Ja disa nga ngjarjet e muajit maj vitit të kaluar:

  • 2-3 maj- Kongresi i 15-të i VMRO DPMNE-së: Në Kumanovë u mbajt kongresi i partisë në pushtet ku kryetari i partisë u riemërua Nikolla Gruevski. Kongresi fillimisht duhej të mbahej më 9 dhe 10 maj, por u zhvendos një javë më parë për, siç njoftoi “Meta”, “qëllime sigurie dhe operative”.
  • 5 maj: Protesta për Martin Neshkovskin: Pas publikimit të “bombës 29” të opozitës, qytetarët spontanisht filluan të tubohen për të shprehur revoltën e tyre për fshehjen e vdekjes së Martin Neshkovskit. Ata depërtuan kordonin policor dhe u drejtuan drejt Qeverisë, ku njësitë speciale ruanin hyrjen. Ndaj dhunës së policëve, qytetarët u përgjigjën me hedhje të gurëve, shisheve dhe ndezjen e kontejnerëve. Bilanci ishte 30 persona të arrestuar ndërsa 38 policë të lënduar.
  • 9-10 maj: Lagja e Trimave: Në Lagjen e Trimave në Kumanovë, forcat e sigurisë zhvilluan aksion të madh kundër, siç thanë nga MPB, një grupi të madh terrorist, ku jetën humbën 8 persona ndërsa u lënduan mbi 30 policë.
  • 12 maj: Dorëheqjet: Ministrja e brendshme, Gordana Jankulloska, ministri i transportit dhe lidhjeve, Mile Janakieski dhe drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhanë dorëheqje.
  • 14 maj: Takimi i parë i liderëve: Në Klubin e deputetëve u takuan kreu i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski, i LSDM-së, Zoran Zaev, i BDI-së Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-së, Menduh Thaçui si dhe ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe euro- ambasadori Aivo Orav.
  • 17 maj: Protesta e LSDM-së dhe i projektit “Qytetarët për Maqedoni”: Opozita së bashku me disa shoqata civile mbajtën protestë masovike para Qeverisë ku kërkuan dorëheqje nga Nikolla Gruevski. Pas përfundimit të protestës, para Qeverisë u vendosën tendat. “Kampi i lirisë” u formua për largimin e Gruevskit nga pushteti. Vendimi për largimin e tendave u njoftua pasi liderët e katër partive politike, me ndërmjetësim të euro- komisarit për zgjerim Johanes Han, arritën marrëveshje për dalje nga kriza politike në vend.
  • 18 maj: Takimi i dytë i liderëve në Klubin e deputetëve.
  • 18 maj: Tubimi i madh i VMRO DPMNE-së: Nga sheshi “Pella” kreu i partisë në pushtet porositi se Maqedonisë i ndodh një diktaturë nga pakica politike, por se nuk ka tërheqje apo dorëzim.
  • 19 maj: Takimi maratonë në Strasburg: Lideri i VMRO DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe kreu i LSDM-së Zoran Zaev u takuan në prezencë të tre euro- deputetëve dhe komisarit për zgjerim, Johanes Han, por takimi përfundoi pa marrëveshje.
  • 26 maj: Takimi i tretë i liderëve në Klubin e deputetëve.

 

 

 

 

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.