Pushteti i VMRO DPMNE-së dhe Emil Dimitriev, sipas deklaratave të fundit, në Qeveri do të ulen në mobile të stilit rokoko nga koha e Luj 16-të, me jastëk nga puplat, me tavolina me ngjyrë verë mbretërore, tepihë të punuar në dorë të paguara nga qytetarët. Kjo ndodh në kohën kur në Prilep s’mund të bëjnë analiza gjaku sepse në këtë spital nuk ka reagens” thuhet në njoftimin e LSDM-së.
Më tej thuhet se në spitalin e Shtipit nuk ka markerë për tumor për gjoks, mitër dhe zorrën e trashë.
“Vitin e kaluar u reduktua buxheti i Klinikës për onkologji për 1,6 milion euro, me çka tërë vitin pacientët mbetën pa citostatikët e nevojshëm. Nga 26 ilaçet kundër- epileptik që përdoren në botë, në Maqedoni janë vetëm 11. Më shumë se 20,000 persona, vuan që të furnizohen me ilaçe përkatëse. Ka probleme në furnizimin e ilaçeve të nevojshme për fëmijë në Klinikën për fëmijë. Pacientët njoftojnë se furnizimet e pengon drejtori ekonomik” theksojnë nga LSDM.
Nga partia opozitare shtojnë se ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov paralajmëroi se gratë shtatzëna do të marrin shërbime mikrobiologjike falas, por praktika tregon se një grua nga familjet e rrezikuara sociale nga lagja e Shuto Orizarës nuk e ka shfrytëzuar këtë masë sepse nuk ka bashkëpunim mes shërbimeve sociale dhe shëndetësisë.