fbpx

LSDM i ka dorëzuar BDI-së dokument me propozime

-

Dokument me propozime për koalicion qeveritar, që Ali Ahmeti javën e kaluar e kërkoi nga Zoran Zaevi, sot nga “Bihaqka” ka arritur në Reçicë të Vogël, konfirmojnë burime partiake nga LSDM dhe BDI për “Televizija 24”.

Nga BDI nuk duan të saktësojnë se çfarë përmban pakoja përveç propozim- ligjit për gjuhën shqipe. Nga LSDM shkurtë deklaruan se dokumenti është një.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në takim me ambasadorin francez në vend, Kristian Timonie ka thënë se BDI nuk shpejton, por se dëshiron të sigurohet se pritjet e qytetarëve të përmbushen, bashkë me “shqyrtimin dhe zbardhjen e rasteve si “Monstra”, “Sopoti”, “Kumanova” dhe përgjimet.

Ahmeti gjithashtu ka përmendur se ndaj BDI-së ka presion të vazhdueshëm mediatik, por ka shtuar se partia punon në mënyrë racionale dhe se “nuk është servis i asnjë partie”.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.