Organizata komunale e LSDM-së nga Kavadari akuzon partinë në pushtet se kërkon 17 autobusë përplot gra për të prezantuar në kuvendin vjetor të Unionit të grave të VMRO DPMNE, të dielën në Shkup.
“Të ballafaquar me “JO” të madhe nga qytetarët, VMRO DPMNE bën presion ndaj grave të punësuara në administratën komunale dhe institucionet tjera të shtetit në Kavadar, që të marrin pjesë në manifestimin partiak në Shkup. Bëhen lista me gra të punësuara prej të cilave kërkohet, me çdo kusht, t’i mbushin autobusët e Nikolla Gruevskit” thuhet në njoftimin e organizatës komunale të LSDM-së nga Kavadari.
Prej atje apelojnë gratë t’i paraqesin presionet.