LSDM ende nuk ka marrë vendim nëse delegacioni i tyre do të udhëtoj për në Vjenë ku pritet takim i treshes evropiane, Uajgl, Houit dhe Kukan.

Në pyetjen e “Meta” nëse kanë marrë vendim, lideri i LSDM-së Zaev tha se “nuk kanë ende vendim”.

Dje, treshja evropiane dërgoi ftesë për liderët politik të vendit për takim, këtë herë në Vjenë.

VMRO DPMNE tanimë ka njoftuar se delegacioni i tyre do të shkojë për në Vjenë. LSDM dje njoftoi se vendimit do ta merr pasi të konsultohet me organet e partisë dhe OJQ-të.

Jo- zyrtarisht mësohet se kreu i BDI-së, Ali Ahmeti do të jetë në takim. Takimi në Vjenë është edhe një tentim i komunitetit ndërkombëtarë për dalje nga kriza politike para zgjedhjeve të 5 qershorit, ku opozita njoftoi se do t’i bojkotojë.

Çdo ditë nëpër qytetet e vendit ka protesta ku qytetarët shprehin revoltën e tyre duke kërkuar dorëheqjen e presidentit Ivanov si dhe kushte për zgjedhje të lira, demokratike dhe korrekte.