Opinioni vendor dhe ndërkombëtar presin sjellje shtetërore nga ana e Parlamentit të RM-së dhe nga ana e institucionit president i shtetit, që patjetër duhet të mundësojnë formimin e Qeverisë së re, thonë nga LSDM.

“Opinioni në Maqedoni dëgjoi nga deputeti i Parlamentit Evropian, i cili ishte në Maqedoni së bashku me euro- komisarin Johanes Han, se Nikola Gruevski ka qenë i vendosur “deri në fund” sepse nuk dashur “të shkoj në burg”. Kjo vërteton nga vet Gruevski faktin për të cilin ne paralajmëronim, se ai vetëm për interesa personale thellon krizën politike. Është e palejuar qytetarët e RM-së të jenë peng i frikës së Gruevskit”, thonë nga LSDM.

Nga kjo parti shtojnë se nëpër institucionet e sistemit, do të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe ai do ta njoftoj presidentin Gjorgje Ivanov se është i obliguar menjëherë t’ia ndajë mandatin për formimin e Qeverisë kreut të LSDM-së, Zoran Zaev.