LQMM me kundër- parulla kundër Najçevskës dhe Pirovskës para stacionit policor

-

Pjesëtarët e lëvizjes civile LQMM u paraqitën në protestën para stacionit policor “Beko” me parulla kundër Mirjana Najçevskës dhe Urania Pirovskës, që sot në mëngjes janë ftuar në bisedë informative.

Kordoni policor pengoi  qytetarët nga LQMM që të afrohen deri te protestuesit e “Revolucionit laraman” ndërsa pas përleshjes së vogël verbale me policinë, ata u larguan.

Profesorja Mirjana Najçevska sot në mëngjes u paraqit në bisedë informative ndërsa para stacionit policor “Beko” në Shkup ngjyrosi hyrjen.

Disa dhjetëra qytetarë u grumbulluan para stacionit në mbështetje të Pirovskës dhe Najçevskës dhe protestuan ndaj presioneve policore.