fbpx

Lista zgjedhore joaktive për shkak të problemit me mbrojtjen e faqes së KSHZ

-

Qytetarët tanimë një javë, në faqen zyrtare të KSHZ-së, nuk mund t’i vërtetojnë të dhënat e tyre. Opsioni me të cilin qytetarët mundeshin të vërtetohen se a janë në listë apo jo, dhe në cilin vendvotim duhet të votojnë, nuk ka qasje dhe nëse klikohet në butonin për vërtetimin e listës, faqja të dërgon në faqen zyrtare të KSHZ-së.

Anëtari i KSHZ-së nga radhët e BDI-së, Subhi Jakupi, thotë që para një jave ka pasur problem me mbrojtjen e faqes për vërtetimin e Listës Zgjedhore, dhe për këtë lista është shfaqur edhe në faqe tjetër që nuk është nën kompetencat e tyre.

“Lista Zgjedhore, momentalisht është e mbyllur, sepse ka pasur problem me mbrojtjen. Lista është shfaqur në tjetër ueb faqe. Nga sektori IT momentalisht po përgatisin mënyrë tjetër me të cilën qytetarët do të mund t’i vërtetojnë të dhënat e tyre. Pasi që do të përfundojë edhe metodologjia e re, të dy mënyrat do të vendosen në faqen zyrtare të KSHZ-së dhe qytetarët do munden ta vërtetojnë se në cilin vendvotim do të votojnë”, tha Jakupi.

Sipas Jakupit, Me mënyrën e re për vërtetim, përveç për veten, çdokush mund të vërtetojë edhe për persona të tjerë se në cilin vendvotim do të votojnë. Kështu që, nëse shkruhet një emër apo mbiemër, do të tregohen të gjitha personat që e kanë atë emër ose mbiemër.

Jakupi thotë në të dy metodologjitë së shpejti do të ketë qasje në faqen zyrtare të KSHZ-së.

Para një jave, doli një informatë nga inxhinierja kompjuterike, Kalina Zografska, e cili në bllogun e saj ka thënë se me Listën Zgjedhore është bërë kontroll që e ka lënë listën 100% të hapur për ta marrë, bashkë me të dhënat e të gjithë të dhënave të qytetarëve.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.