fbpx

PLD: Gruevski sërish tenton të manipuloj opinionin maqedonas

-

Kryeministri Nikolla Gruevski sërish tenton me dyfytyrësi ta manipuloj opinionin maqedonas dhe komunitetin ndërkombëtarë, duke paralajmëruar “Plan për reforma të reja për integrim evropian të RM”, që është edhe një reagim i tij i turpshëm dhe patologjik për raportin serioz të Rajnhard Pribe, reagojnë nga PLD-ja opozitare.

“Personi që ka meritën më të madhe që Maqedonia sot ballafaqohet me humbje të turpshme të rekomandimit për anëtarësim në BE, e tërë kjo për shkak të dëshirës së tij sovrane dhe kriminale, pa të drejtë dhe drejtësi, të sundoj me Maqedoninë dhe qytetarët e saj, sot përqesh opinionin me deklaratat e tija se do të luftoj kundër të gjithë gjërave që ai i ka vendosur në shtet dhe shërbejnë si burim i fuqisë së tij”, shkruan në njoftimin e partisë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.