Lazareviq: Fushata e ilaçeve është e panevojshme dhe me efekt të shkurtër populist

-

Për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për përdorim racional të ilaçeve, Qeveria do të shpenzoj 468 mijë euro.

Paratë do t’ju jepen tre agjencive të marketingut që duhet të formojnë fushatë, e cila pastaj do të plasohet përmes mediumeve.

Ish zëvendës- ministri i shëndetësisë, Vladimir Lazareviq konsideron se kjo fushatë është tërësisht e panevojshme, nuk do të jep rezultate dhe vetëm do të shërbej për ngritjen e disa qëllimeve tjera që s’kanë lidhje me shëndetin e qytetarëve.

“Ne në “Heltgruper” angazhohemi që çdo fushatë të ketë rezultatet e veta. Për shembull, nëse tani qeveri bën fushatë për përdorim racional të ilaçeve, ne duhet ta dimë në çfarë mënyre do të vlerësojnë efektin e kësaj fushate. Duhet t’i dimë alternativat të cilat i kemi pasur në dispozicion, siç është edukimi i mjekëve përmes qendrave për mjekësi familjare, përmes Lidhjes së mjekëve të Maqedonisë etj. Këto masa përsërit, kanë efekt të shkurtër- tha Lazareviq.

Sipas tij, populizmi nuk jep rezultate në përmirësimin e kohëzgjatjes së qytetarëve, në uljen e vdekjes së grave që lindin dhe në treguesit që ndikojnë ndaj shëndetit të njerëzve.

“Ne jemi dëshmitar se vitet e kaluar Qeveria tejkaloi veten në zbatimin e projekteve populiste në formë të fushatave reklamuese, që nuk japin kurrfarë rezultati. Prapa këtyre fshihet diçka tjetër ndërsa kjo është mënyra elegante dhe jo- transparente se si të tregoni se diçka po punoni, e për këtë gjë që mos mundni të gjurmoni për paratë e shpenzuara- konsideron Lazareviq.

Sipas raportit të FSSHM për konsumin e ilaçeve me recetë, vitin e kaluar qytetarët kanë marrë ilaçe me 19 milion receta, që është rritje krahasuar me dy vitet e kaluar.