Reshjet e borës dhe shiut që përfshinë Maqedoninë, shkaktuan probleme në trafik.
Lidhje automobilistike e Maqedonisë njofton se për shkak të ortekut tek manastiri i Bigorit, tërësisht është ndërprerë trafiku në drejtimin Mavrovë- Dibër ndërsa për shkak të rrëshqitjes së dheut në rrugën Koçani- Makedonska Kamenicë, prej fshatit Istibanja e deri tek diga e Kalimancit, në disa vende trafiku zhvillohet vetëm në njërën anë të rrugës.
Ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda transportuese për shkak të mbetjeve më të mëdha të borës nëpër akset rrugore Tetovë- Kodër Dielli, Mavrovë- Dibër dhe kalimet malore Strazhë, Presekë, Barbaras dhe Gjavato.
Nga Lidhja automobilistike e Maqedonisë rekomandojnë deri tek të gjithë vozitësit që mos të udhëtojnë në orët e vona të natës pa nevojë.
Trafiku ajror zhvillohet me vonesë.