fbpx

 “Lagja e Trimave”: Mbrojtja kërkon Katicën, të akuzuarit thonë se nuk janë terroristë

-

Të gjithë 29 të ngarkuarit për terrorizëm në rastin “Lagja e Trimave” u prononcuan  të pafajshëm për veprën me të cilën ngarkohen në seancën e sotme publike të aktakuzës për ngjarjes në Kumanovë më 9 dhe 10 maj të këtij viti. Seanca u mbajt nën masa të përforcuara të sigurisë dhe me kontrolle të ashpra gjatë hyrjes në godinën e Gjykatës supreme.

Për shkak të kontrollit të përforcuar, seanca filloi me vonesë prej 1 ore. Në Këshillin gjyqësor për vlerësimin e aktakuzës ishin gjykatësit Ognen Stavrev, Jani Niça dhe Lubinka Basheska ndërsa prokuror nga Prokuroria themelore publike për ndjekjen e kriminalitetit dhe korrupsionit janë Naum Panovski dhe Vilma Ruskovska.

Që në fillim të seancës, një pjesë e avokatëve të mbrojtjes deklaruan se kompetencën për këtë rast duhet ta merr Prokuroria speciale publike ndërsa shkresat t’i dorëzohen prokurores publike Katica Janeva sepse, siç thanë, kjo lëndë del nga regjistrimi ilegal i bisedave.

Avokati Shazifar Iseni dhe kolegu i tij Naser Raufi kërkuan të anulohet prokuroria publike sepse, sipas tyre, është e qartë se kjo kompetencë i takon prokurorisë speciale. Raufi tha se kërkesë për anulim do të dorëzon deri në Këshillin e prokurorëve publik. Për shkak të ankesave të dy avokatëve, Këshilli gjyqësor dha pauzë prej 15 minutave që të këshillohet rreth ankesave.

Pas pauzës, Këshilli gjyqësor njoftoi se në lidhje me kërkesën e avokatëve, në Ligjin për veprim penale në mënyrë të prerë përmendet se ku duhet kjo të dorëzohet ndërsa seanca për vlerësimin e aktakuzës të vazhdoj. I lexuan emrat e të gjithë të akuzuarve, gjithsej 29 ndërsa më pas prokurori publik shkurt e lexoi aktakuzën, duke dhënë kronologji të ngjarjes lidhur me sulmin në karakollin e Gushincës dhe ngjarjet në Lagjen e Trimave më 9 dhe 10 maj.

Për ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë, prokuroi theksoi se pjesëtarët e MPB-së nga njësiti për  detyra të posaçme kanë vepruar sipas urdhrit gjyqësor për bastisje në lidhje me veprën penale terrorizëm për shkak të sulmit në Gushincë dhe gjetjen e personave të involvuar në sulm.

“Derisa janë afruar drejt objektit, grupi i armatosur ka filluar të veproj ndaj pjesëtarëve të njësitit special dhe ndaj tyre fillimisht është hedhur bombë dore, ku nga shpërthimi janë lënduar një pjesë e pjesëtarëve special ndërsa sulmi ka filluar me të shtëna nga arma automatike, snajperë etj. Sulmi ka zgjatur tërë natën, deri më 10 maj dhe në të krahas pjesëtarëve të grupit të armatosur, janë vrarë edhe tetë nëpunës policor” tha prokurori Panovski.

Ai në fund theksoi se sipas bazës së dëshmive, prokuroria konsideron se aktakuza ka bazë dhe se duhet të konfirmohet nga Këshilli për vlerësimin e aktakuzës.

Këshilli i gjykatësve duke u thirrur në dispozitat e Ligjit për procedurë penale, kërkoi secili nga të akuzuarit të thonë nëse ndjehet fajtor apo jo për veprat penale me të cilat ngarkohet.

Sipas avokatëve të mbrojtjes, siç konstatoi Këshilli i gjykatësve, janë ngritur ankesa ndaj aktakuzës ndërsa disa nga avokatët kanë ngritur ankesa për më shumë të akuzuar.

Mbrojtja e një pjesë të akuzuarve në arsyetimin e ankesave theksoi se sipas rezultateve nga procedure hetimore, është e qartë “se ajo që i ka paraprirë ngritjes së aktakuzës është shembulli më i mirë për atë se si nuk guxon të zbatohet një procedurë hetimore në veçanti për veprat penale që përmenden në të”.

“Në këtë rast, ne fare nuk kemi hetim të përfunduar ndërsa nëse kjo është maksimumi që prokuroria mund ta nxjerr, ju si Këshill për vlerësimin e aktakuzës, në përputhje me të drejtat dhe obligimet sipas Ligjit për procedurë penale, jeni të obliguar të mos e lejoni këtë” thanë nga mbrojtja e një pjese të të akuzuarve.

Seanca edhe më tej vazhdon ndërsa pritet të merr fund vonë pasdite.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.