fbpx

Kuvendi vendosi të shpërbëhet më 24 shkurt, sonte do të votoj qeverinë e re

-

Shtatëdhjetë e dy deputetë u deklaruan pozitivisht lidhur me propozim- vendimin për shpërbërjen e Kuvendit. Kundër vendimit votoi vetëm një deputet ndërsa gjashtë abstenuan. Në sallë ishin prezent 109 deputetë. Vendim do të filloj të zbatohet prej 24 shkurtit.

Me këtë vendim, të propozuar nga VMRO DPMNE dhe BDI, përgatitet terreni për zgjedhjet, që pritet të mbahen më 24 prill.

Opozita nuk ishte pjesë e votimit sepse e lëshoi seancën menjëherë pas konstatimit të dorëheqjes së kryeministrit Nikolla Gruevski.

Seanca për emërimin e qeverisë së re është caktuar për orën 22.

 

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.