Kuvendi konstatoi dorëheqjen e Gruevskit, LSDM lëshoi seancën

-

Kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanovski konstatoi dorëheqjen e kryeministri Nikolla Gruevskit për mandatin e tij si qeveritar. Tani ish kryeministri Gruevski nuk e shfrytëzon mundësinë ligjore për ta sqaruar dorëheqjen.

Pas fjalimit të Veljanovskit, në mënyrë procedurale fjalë kërkoi koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Goran Sugarevski.

“Qytetarët maqedonas 10 vite prisnin që të bie koka e këtij regjimi dhe ky është fundi i pushtetit kriminel. Nikolla Gruevski vendoste kush do të jetoj i lirë në Maqedoni, por tani e sheh se është fundi. Nikolla, tani Maqedonia po përshëndetet prej teje. Nuk kishim zgjedhje të rregullta dhe të lira demokratike. Gruevski ka frikë nga zgjedhje të rregullta dhe të lira, ai nuk dëshiron pastrim të listave zgjedhore dhe nuk dëshiron mediume të lira. Qytetarët s’kanë dobi prej zgjedhjeve pa u pastruar më herët lista zgjedhore dhe me terrin mediatik që familja dëshiron të shfrytëzoj për shpëtimin e lëkurës së saj. Për LSDM-në nuk janë të pranueshme zgjedhje pa listë të pastruar zgjedhore. LSDM me të gjitha mjetet demokratike dhe së bashku me qytetarët do të luftoj për Maqedoni të lirë dhe demokratike” tha Sugarevski.

Pasi mbaroi fjalimi i Sugareskit, grupi i deputetëve të LSDM-së lëshoi seancën.

Mbretëria e Bashkuar rrit bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor

Po e përcjellim të plotë kolumnën e përfaqësueses speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Karen Pearce, në lidhje me zhvillimet aktuale gjeopolitike me rëndësi për rajonin: Për Mbretërinë e Bashkuar,...

Plani i Rritjes i BE-së dhe RMV-ja, intervistë me Steffen Hudolin për reformat dhe financimin: Fondet transferohen pas zbatimit të reformave

750 milionë euro nga Plani i Rritjes së BE-së për reforma janë të planifikuara për Maqedoninë e Veriut. Megjithatë, në opinionin publik kishte shumë paqartësi se për çfarë dhe si do...

Nuk ka asnjë provë që Putin ka origjinë nga Kosova

Mediat shqiptare që shpërndanë lajmin nuk kanë dhënë prova të verifikueshme për këtë pretendim Nga Barbara Halla – Ditët e fundit, në shumë media shqiptare ka qarkulluar një artikull ku pretendohet se Presidenti rus, Vladimir Putin, e...

Qasja e përbashkët dhe komunikimet strategjike duhet të jenë shtyllë ndaj luftës kundër dezinformimit

Ndërtimi i urave të bashkëpunimit. Shkëmbimi i mësimeve nga përvojat e ndryshme me lajmet e rreme dashakeqe. Krijimi i platformave strategjike. Domosdoshmëria e të vepruarit në mënyrë strategjike. Janë disa nga...