fbpx

Kuvend: Është e sigurt vetëm se seanca do të filloj, çdo gjë tjetër varet nga vullneti për dalje nga kriza

-

Partitë politike parlamentare nesër, pas tre muaj pauzë dhe bisedime, do të vazhdojnë seancën konstituive të Kuvendit që filloi më 30 dhjetor vitin e kaluar ndërsa u ndërpre pasi partitë nuk kishin marrëveshje për shumicë parlamentare dhe nuk mund të zgjidhnin kryetarin e këtij institucionit ligjvënës.

Sipas agjendës parlamentare, për nesër më orën 12 është caktuar vazhdimi i seancës konstituive ndërsa dy pikat e vetme në rend dite janë vendosur emërimi i anëtarëve të Komisionit për emërime dhe mandat dhe emërimi i kryetarit të Parlamentit.

Kjo shihet si mundësi për vazhdimin e procesit për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit vitin e kaluar, por kjo mundësi nuk është e sigurt për shkak të dallimeve të mëdha mes dy partive më të mëdha politike, si dhe për faktin që partia e Gruevskit deri më tani shfrytëzonte çdo mundësi për të bllokuar apo ngadalësuar procesin.

Nga LSDM besojnë se sot do të emërohet kryetari i Kuvendit ndërsa nga VMRO DPMNE thonë se pika e vetme në rend dite do të jetë emërimi i anëtarëve të Komisionit për zgjedhje dhe emërime.

Partitë pas disa ditë bisedime morën vendim Komisioni për emërime dhe mandat të ketë gjashtë anëtarë nga VMRO DPMNE, pesë nga LSDM dhe nga një BDI dhe BESA ndërsa kryetar të jetë Ilija Dimovski nga VMRO DPMNE.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.