fbpx

Kush udhëheq dhe çfarë është Gjykata administrative, e cila do të jep verdiktin final për rezultatin zgjedhor

-

Partitë politike LSDM dhe VMRO DPMNe mbrëmë, para skadimit të afatit (mbrëmë në mesnatë), njoftuan se do të ngritin padi deri në Gjykatën administrative për një pjesë të vendimeve të KSHZ-së për ankesat lidhur me rrjedhën e zgjedhjeve të 11 dhjetorit. Tani, Gjykata administrative, sipas nenit 150 të Kodit zgjedhor, pasi t’i pranoj paditë, ka afat prej 24 orëve të vendos për të njëjtat ndërsa këtë detyra do ta kenë pesë gjykatës të zgjedhur me short.

Sipas paragrafit 3 nga neni i njëjtë i Kodit zgjedhor, Gjykata administrative mund ta konfirmoj apo tjetërsoj vendimin e KSHZ-së.

Mes tjerash, Gjykata administrative është kompetente që të vendos edhe për “ligjshmërinë e akteve individuale të miratuara në procedurë zgjedhore dhe akteve individuale për zgjedhje, emërime dhe shkarkime të bartëve të funksioneve publike, nëse kjo është e përcaktuar me ligj, si dhe aktet për emërim, përzgjedhje dhe shkarkimin e nëpunësve shtetërore, nëse ndryshe nuk përcaktohet me ligj”.

Gjykatën administrative, sipas përbërjes aktuale, e përbëjnë gjithsej 27 gjykatës dhe kryetari i gjykatës.

Kryetare e gjykatës është Jetmire Ajdini- Boshnjaku nga Gostivari, që në këtë post është emëruar në vitin 2013. Më herët, ajo ka punuar si gjykatëse në Gjykatën Themelore Shkupi 1 ( 2008-2011) dhe Gjykatën e Apelit në Shkup (2011-2013).

Zv- kryetare është Vesna Jovanovska nga Manastiri. Siç mund të shihet nga biografia e saj në faqen zyrtare të Gjykatës administrative, ajo nuk ka pasur praktikë gjyqësore gjegjësisht nuk ka punuar si gjykatëse para se të zgjidhet në vitin 2011. Si pjesë e biografisë së saj është vendosur mandati si deputete në Kuvendin e Maqedonisë nga radhët e VMRO DPMNE-së, në periudhën 1998-2002.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.