fbpx

Kumanova, dy muaj pas shokut: Trauma kaloi, shqetësimi ngeli

-

Edhe pas dy muajve, opinioni edhe më tej e brengos misteri dhe pret nga institucionet kompetente që të përgjigjen në çështjen se çfarë më saktë ka ndodhur më 9-10 maj në Kumanovë dhe kush është përgjegjës për këtë.

Nga MPB për “Meta” thonë se hetimi është në rrjedhë e sipër ndërsa përgjigjet e pyetjeve, mes të cilave edhe lidhur për motivet e grupit dhe rrethanat për atë se çfarë ndodhi më 9 maj, duhet t’i jep gjykata.

“Hetimi zgjat derisa nuk ngritet aktvendim dhe rasti të dorëzohet në gjykatë. Hetimin e udhëheq prokurori ndërsa gjykata vërteton faktet. Ne treguam dyshimet se ekziston një grup që synon destabilizimin e shtetit përmes sulmeve e planifikuara. Kush kanë qenë motivet e tyre duhet të thonë të dyshuarit në procedurë gjyqësore” thotë për “Meta” zëdhënësi i MPB-së, Ivo Kotevski.

“Nuk është njësoj sikur para ngjarjeve të 9 dhe 10 majit. S’mund të jetë njëjtë sepse atë që shijuam nuk mund të pranohet nga njeriu normal. Edhe më tej ekziston ndjenja jo e mirë” thotë një banor i Lagjes së Trimave në Kumanovë, të cilët i vizituam dy muaj pas aksionit policor për, siç thanë nga MPB, neutralizimin e grupit terrorist.

Përshtypja e parë është se lagjja ngadalë po e fiton rehatinë pas trishtimit që përjetoi para dy muajve. Rrugët ishin të zbrazëta me siguri për shkak të motit të ngrohtë dhe për shkak të muajit të Ramazanit. Tani, në disa rrugë në vend të auto- blindave policore ka mekanizim ndërtimor, kamion dhe eskavator ndërsa shtëpitë për shkak të dëmtimeve  të mëdha janë rrënuar plotësisht.

“Pas ngjarjes, u organizuam si shtab i krizave për t’ju ndihmuar njerëzve. Prej të premten kishim vërshim të ndihmave humanitare në prodhime ushqimore dhe higjienike, por kësaj lagjes, siç e shihni, i nevojitet më shumë se kjo sepse çdo gjë është shkatërruar” thotë Shaban Demiri banor i lagjes, të cilin e takuam afër një objekti që funksionin si shtab krize për koordinimin e ndihmave humanitare që arrin në lagje.

Ai thotë se megjithatë ndihmat vijnë nga vendi, nga Struga, Dibra, Kërçova, Tetova, Gostivari, Shkupi dhe rrallëherë nga diaspora.

“Bashkëpunojmë me të gjitha organizatat humanitare në këto hapësira. Vijnë përfaqësues të OSBE-së, Komitetit të Helsinkit, “Human Rights Watch”. Para disa ditëve kishte ekip të Kombeve të Bashkuara, që janë të interesuar të ndihmojnë me projekte. Kryqi i kuq i Maqedonisë ishte aktiv që prej ditës së parë. Kemi mbështetje nga të gjithë, maqedonas, shqiptar dhe njerëz nga përkatësi të ndryshme etnike e fetare” thotë Demiri.

Sipas tij dhe mikut të tij Sefer Seferi në luftimet para 2 muajve janë dëmtuar gjithsej 69 shtëpi.

Rreth 120 familje apo 549 banorë të popullatës kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Нашите вести во вашето сандаче

Секој ден во 17 ч. добивајте ги вестите од Новинската агенција Мета директно на вашата електронска адреса.

Ве молиме одберете на кој начин сакате да добивате информации од нас:
Можете да се отпишете од оваа листа преку линкот на крајот од нашите пораки.